Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

984 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


28 October 2011

Reagim ndaj raportit të Lëvizjes Fol

Prishtinë, 28 tetor 2011 – Për hir të së vërtetës dhe korrektësisë ndaj opinion publiku, Agjencia Kundër Korrupsionit është e obliguar që të reagojë kundër Raportit të Lëvizja “Fol” i titulluar “Deklarimi i Pasurisë”, publikuar më datë 27 tetor 2011.

Ndonëse raportin kjo Lëvizje e emërton “Analizë e shkurtër krahasuese për deklarimin e pasurisë së udhëheqësve të institucioneve kryesore publike nëvitin 2010 dhe 2011”, në fakt kjo “analizë” ka shumë defekte logjike dhe matematikore.

Në këtë raport, Lëvizja “Fol” kritikon zyrtarët e Agjencisë për mos deklarimi të pasurisë për vitin 2010. E vërteta është se me Ligjin paraprak Kundër Korrupsionit zyrtarët e Agjencisë nuk kanë pasur obligim deklarimin e pasurisë ashtu siç e kanë pasur pozitat e larta publike.

Por, Ligji i ka obliguar zyrtarët e Agjencisë që deklarimin e pasurisë së tyre t'ja bëjnë Komisionit Parlamentar përgjegjës për mbikëqyrjen e Agjencisë dhe kjo është bërë, sikurse është bërë edhe deklarimi i tanishëm ashtu siç e parasheh Ligji për Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Në anën tjetër, kur janë përmendur shifrat krahasuese të zyrtarëve të lartë publikë Lëvizja “Fol” në raportin e vet ka bërë disa lëshime logjike.

P.sh, te rasti i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, zJakup Krasniqi, raporti në fjalë thotë se: “Në vitin 2010, Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi (në po të njëjtin funksion publik), ka deklaruar pasurinë vlerë monetare prej gjithsej €976,880,00, kurse në vitin 2011 shuma e deklaruar është gjithsej €443,247, gjë që përbën vlerë më të vogël monetare për €533,633.00”.
Realisht në formularin e vitit 2010, z. Krasniqi ka deklaruar një pasuri të paluajtshme në vlerë prej 600.000 eurosh pasuri e përbashkët familjare, kurse në vitin 2011 në formular është shuma prej 75.000 euro që do të thotë se ajo pasuri është ndarë në tetë pjesë. Kjo gjë shkruhet në formularin e publikuar në faqen zyrtare të Agjencisë në internet. Gabime të tilla prezantohen në këtë raport edhe në llogaritjen e pasurive të zyrtarëve tjerë. 

Agjencia Kundër Korrupsionit i bënë me dije publikut se ky raport për asnjë moment nuk është bërë në bashkëpunim me Agjencinë. Fillimisht Lëvizja ”Fol” ka kërkuar bashkëpunim dhe ne kemi qenë shumë të gatshëm për këtë. Për më tej, Agjencia që në fillim i ka tërhequr vërejtjen Lëvizjes ”Fol” se në shumë raste të dhënat nuk janë në përputhje me formularët e publikuar nga Agjencia. Kemi pritur që gjatë procesit të finalizimit të këtij raporti të kemi bashkëpunim, por një gjë e tillë nuk është kërkuar më. Agjencia këtë raport e konsideron me të dhëna të shtrembëruara dhe analizë joprofessionale.

Po ashtu, Agjencia që nga viti 2008 në mënyrë permenante e bënë krahasimin e pasurive të deklaruar nga zyrtarët e lartë publik dhe në rastet kur pasuria e ndonjërit nga zyrtarët ngrtitet përtej mundësive normale Agjencia i adreson lëndët Prokurorive kompetente për veprim. 

Sidoqoftë, përkundër këtij Raporti që ne konsiderojmë se ka shumë të pavërteta, Agjencia Kundër Korrupsionit është e gatshme dhe e hapur për të vazhduar bashkëpunimin me çdo organizate, e cila ka si mision luftën kundërkorrupsionit, por vetëm në suazat e një angazhimi profesional e serioz. 
 

Kthehu tek lajmet tjera