Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

164 - Parandalimi_i_korrupsionit | AKK

Parandalimi i Korrupsionit

Parandalimi i Konfliktit të Interesit


  • Baza ligjore në të cilën e AKK e mbështet punën e vet për parandalimin e konfliktit të interesit është Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik nr.02/L-133 i aprovuar nga Kuvendi i Kosovës në nëntor 2007 si dhe me Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-133 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit ne Ushtrimin e Funksionit Publik, nr. 03/L-155.AKK për parandalimin e konfliktit të interesit ka zhvilluar aktivitetin e vet që për qëllim ka pas identifikimin, shqyrtimin, analizën, paralajmërimin dhe shmangien e rasteve të konfliktit të interesit.

  • AKK për parandalimin e konfliktit të interesit shfrytëzon të gjitha burimet e mundshme si formularët e deklarimit, mediat dhe burime tjera që mund të na shërbejnë për identifikimin e konfliktit të interesit.

  • Rastet e identifikuara si konflikte të mundshme të interesit janë trajtuar duke mbledhur të gjitha informatat e nevojshme lidhur me rastet përkatëse dhe duke bashkëpunuar me institucionet tjera të Republikës së Kosovës për grumbullimin e informatave lidhur me rastet e veçanta.

  • Kur AKK-ja ka vërtetuar faktet për ekzistimin e konfliktit të interesit, njofton me shkrim personat zyrtar se hetohen për gjendjen e konfliktit të interesit dhe konform ligjit proceduar është e mbyllur për publikun dhe zyrtareve në fjalë u është dhënë mundësia që të sjellin argumentet e veta për të dëshmuar të kundërtën.

  • Për vitin 2009 AKK-ja, ka evidentuar gjithsej 47 raste të konfliktit të mundshëm të interesit. Në 15 raste janë bërë shkresa paralajmëruese për ekzistimin e konfliktit të interesit dhe është kërkuar nga zyrtarët ballafaqimi i fakteve, 27 raste, pas fazës se dyshimit për konflikt interesi dhe shqyrtimit të më vonshëm nga AKK, kanë rezultuar se nuk kanë elementë të konfliktit të interesit dhe janë mbyllur.

  • Gjithashtu, gjatë vitit 2009 është vërejtur një bashkëpunim më i madh me institucionet e Kosovës. AKK-ja në 5 raste ka marrë shkresa zyrtare ku është kërkuar opinioni i AKK-së për vlerësimin e situatës së mundshme të konfliktit të interesit.

  • Pas mbledhjes se fakteve te nevojshme kemi nxjerr opinione lidhur me rastet e lartcekura ku e kemi informuar institucionet përkatëse per qëndrimin tonë, ndërsa institucionet kane kanë vepruar duke u bazuar ne opinionin e AKK-së

 

Procedura për shqyrtimin e Konfliktit të Interesit fillon si më poshtë

  • Sipas detyrës zyrtare nga Agjencia kundër Korrupsionit,

  • Me kërkesën e udhëheqësit mbikëqyrës apo organit mbikëqyrës

  • Me kërkesën e vet zyrtarit

  • Në bazë të lajmërimit të ndonjë personi tjetër apo lajmërimit anonim.