Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

950 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


13 November 2010

Trajnimi me ekspert ndërkombëtar - Qëllim i avancimit të procedurave hetimore.

Është kjo, edhe një mbështetje e radhës dhënë Institucioneve në Kosovë nga Projekti i Unionit Evropian – SACIK. Qe nga data, 15 tetor 2010, ky projekt organizon trajnime me qellim të avancimit të procedurave hetimore.

  • Trajnimi titullohet: ‘Intervenimi Hetimor i Avancuar' ku për këtë trajnim janë angazhuar, z. Peter Reay dhe Ken Washington, ekspert ndërkombëtar me eksperiencë të gjatë në fushën e hetimeve. Zyrtarët e Agjencisë, të cilët janë pjesëmarrës në këtë trajnim, kanë mundësi që drejtpërdrejt të njihen me të dhënat e fundit në fushën e hetimeve.
  • Përveç këtij trajnimi, projekti i Unionit Evropian nga data, 18 tetor 2010, do të organizoj edhe trajnimin ‘' Trajnimi i Trajnerëve'' në fushën e hetimeve. Kjo është edhe një mundësi e mirë që zyrtarët nga Agjencia kundër Korrupsionit të marrin njohuri, ku këto njohuri pastaj do të shërbejnë për trajnimin e zyrtarëve të rinj.
  • Në këto trajnime përveç Agjencisë kundër Korrupsionit marrin pjesë edhe institucionet si Dogana e Kosovës, Policia e Kosovës dhe nga Zyra e Prokurimit Publik.
  • Trajnime të tilla të ngjashme të cilat kane për synim avancimin e luftës kundër korrupsionit, në përgjithësi, do te vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Kthehu tek lajmet tjera