''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

907 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


24 February 2009

Deklaratë për shtyp

PRISHTINË, 24 SHKURT 2009 - Agjencioni Kosovar Kundër Korrupsionit shpreh habinë me qëndrimin e disa organizatave jo qeveritare të cilat I adresuan thirrje Kuvendit të Republikës së Kosovës për të mos e miratuar Strategjinë Kundër Korrupsionit.

Në konferencën me gazetarë që kanë mbajtur sot ( e martë 24 shkurt), përfaqësuesit e disa organizatave jo qeveritare si: Çohu, Fol 08, INPO dhe KDI strategjinë kundër korrupsionin si dokument e ngatërrojnë si pronësi të Qeverisë së Kosovës. Ligji kundër Korrupsionit e ngarkon AKK-në që pas një vitit të funksionalizimit si institucion duhet të fillojë procesin e përpilimit të strategjisë kundër korrupsionit dhe që nënkupton se vetë duhet ta bartë pronësinë e tij.

AKK ka vepruar komforë këtij ligji dhe në fakt që nga marsi 2008 mori përsipër procesin e hartimit të kësaj strategjije dhe në bashkëpunim me shumë mekanizma si vendorë ashtu edhe ndërkombëtar në shtatorë të vitit 2008 përmbylli procesin e përpilimit dhe si projekt Strategji iu dorëzua qeverisë së Kosovës përmes së cilës ky dokument duhet të dali në Parlament për miratim.

Hartimi i Projekt Strategjisë Kundër Korrupsionit ka kaluar përmes një procesi të hapur disa mujor, ku kanë qenë të ftuar çdo takim edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, duke përfshirë këtu edhe organizatat në fjal. Dhe në fakt përveç organizatës INPO të tjerat nuk ju kanë përgjigjur pozitivisht ftesës së AKK-së.

Sidoqoftë, Agjencioni Kosovar Kundër Korrupsionin e çmon jashtë mase rolin dhe angazhimin e të gjithë atyre përfaqësuesve të organizatave jo qeveritare të cilët ishin pjesë shumë e rëndësishme e procesit të përpilimit të strategjisë kundër korrupsionit, dhe inkurajonë po ashtu shoqërinë civile në përpjekjet e tyre për ta çuar përpara procesin e nxjerrjes së këtyre dokumenteve të rëndësishme.

Në këtë kuptim, fakti që prezenca e veprimeve korruptive vazhdon të jetë një dukuri shqetësuese në shoqërinë kosovare, AKK mendon se është skajshmërishtë e rëndësishme miratimi I këtij dokumenti dhe në as një mënyrë nuk duhet të anashkalohet. Ky dokument është ndërtuar me angazhimin e të gjithëve, pa përjashtim dhe po ashtu ka marr për bazë fuqimisht edhe rekomandimet e Ekspertëve të Këshillit të Evropës, -madje me pjesëmarrjen direkt edhe të vetë njërit nga ekspertët e kësaj organizate.

Sa I përket planit të veprimit kundër korrupsionit, këtu kemi të bëjmë me një ngatrrës të përfaqësueseve të organizatave në fjali pasi që ky dokument tani është në proces të bërjes së tij dhe nuk është është miratuar nga Qeveria ashtu siç është prezantuar në këtë konferencë.

Agjencioni kosovar Kundër Korrupsionit fuqimisht bënë thirrje për bashkëpunim të fuqishëm në mes gjithë mekanizmave shtetërore si edhe shoqërisë civile që të vazhdojnë të japin kontributin e tyre si deri më tani në hartimin e planit të veprimit kundër korrupsionit.

Strategjia Kundër Korrupsionit si dhe Plani I Veprimit si dokument përcjellës I kësaj strategjie do të jenë shtyllë e fortë e luftimit dhe parandalimit të korrupsionit ku përmes këtyre dy dokumenteve synohet të forcohet sundimi I ligji, transparenca, ngritja e standardit, zhvillimi ekonomik. Konkurrenca e lirë, si dhe ngritja e moralit dhe vetëdijes si vlera qytetare.


---------------------------------------------------------------------------------------------------
Adresa: Rruga “Bajram Kelmendi”;, Nr.31, Prishtinë

Tel:038/248 563, email [email protected] -www.akk-ks.org 

Thirrjet pa pagesë: 044 082 82 

Kthehu tek lajmet tjera