Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1005 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


17 February 2012

Gjykata Kushtetuese hedhë poshtë kërkesën e Çohut

Prishtinë, 7 mars 2012 - Agjencia kundër Korrupsionit, pranojë sot Aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e e cila e hedhë poshtë si të papranushme kërkesën e organizatës Jo qeveritare “Çohu” mbi pretendimet e kësaj të fundit se Agjencia ka bërë shkelje kushtetuese kur ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Zyrën e kryeprokurorit të Shtetit. 

Në arsyetimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth refuzimit për shqyrtim të kërkesës së organizatës në fjalë thuhet se, - Bazuar ne faktet që ka ofruar organizata, Gjykata konsideron se kjo kërkesë është paraqitur nga një pale e paautorizuar dhe nuk i ka përmbushur kriteret e domosdoshme për shqyrtim. 

“Për pasoje, parashtruesit te kërkesës duket se i ka munguar legjitimiteti aktiv për te ngritur këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese, përkatësisht ka pasur mungese te locus standi që për pasoje Gjykata do te duhej ta deklaroje si te papranueshme. Për me tepër, Gjykata vëren se edhe sikur kërkesa e parashtruesit te trajtohej si kërkesë "individuale" sipas nenit 113.7 lidhur me nenin 21.4 të Kushtetutës, parashtruesi i saj nuk ka qene ne gjendje te argumentoje "statusin e viktimës te shkaktuar me aktin e autoritetit publik" sikur është parapare me nenin 34 te Konventës Evropiane për Mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut” thuhet në aktvendimin e Gjykatës. 

Me 4 qershor 2010, Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit dhe Zyra e Prokurorit te Shtetit Kosovës kanë nënshkruar Marrëveshjen për Bashkëpunim me anë të së cilës krijojnë raporte të partneritetit ne luftimin e korrupsionit. 

Me 11 janar 2011, Organizata për Demokraci, Antikorrupsion dhe Dinjitet "Çohu", përmes parashtruesit të saj Arton Demhasaj ka paraqitur ankese ne Gjykatën Kushtetuese duke kontestuar ketë marrëveshje si jo kushtetuese dhe në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale ne Kosove.

Por Gjykata thotë se Duke analizuar dokumentacionin e paraqitur në lëndë nga ana e parashtruesit të kërkesës duket se ai nuk ka përmbushur kerkesat themelore te nenit 113.1 te Kushtetutes sa i perket shqyrtimit te kerkeses se paraqitur nga "pala e autorizuar".

Për më tej Agjencia kundër Korrupsionit me përkushtimin më të madh do të vazhdoj zbatimin e memorandumit të bashkëpunimit si me Zyrën e Prokurorit të Shtetit ashtu edhe me të gjithë partnerët tjerë të saj me të cilët ka arritur marrëveshje bashkëpunimi. Kjo për faktin se vetëm përmes formave të bashkëpunimit të ngushtë me të gjitha institucionet që kanë për mision zbatimin e Ligjit mund të arrihet rezultat i frytshëm në luftën kundër korrupsionit. 

Ndërsa duke pasur parasysh demonstrimin e njëpasnjëshëm të pa njohurive të organizatës “Çohu” në raport me sistemin e funksionimit të institucioneve për zbatimin e Ligjit në Republikën e Kosovës, do të ishte ideale që aktivistët e saj të kërkojnë ndihmë për ngritjen e kapaciteteve profesionale, në mënyrë që ti shmangen dezinformatave të plasuara në opinion. 
 

Shkarko vendimin e Gjykatës si pdf

Kthehu tek lajmet tjera