Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

904 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


11 December 2008

Sqarim

E nderuara redaksi,

PRISHTINE 11 DHJETOR 2008 - Në numrin e të enjtes të gazetës suaj, datë 11 dhjetor 2008, në faqen 5, është botuar një editorial i autorit Paulin Pashku me titull “Mjerimi antikorrupsion”;.

 

Qysh në fillim të tekstit, autori ia mvesh z Hasan Preteni, Drejtor i Agjensionit Kosovar Kundër Korrupsionit, një gabim gjuhësor që ka dalë në opinionin e tij të botuar më 10 dhjetor në njërën nga të përditshmet kosovare me titull “Thojini jo Korrupsionit”;. Në fakt, shprehja “Thojini”;, krejtësisht jorelevante për përmbajtjen e opinionit, është bërë nga lektorët e gazetës ku është botuar opinioni.

 

Ndërsa përkitazi me disa konstatime që autori jep se çka duhet të bëjë z. Preteni, Agjensioni Kosovar Kundër Korrupsionit për të qenë korrekt me lexuesit dhe për ta informuar edhe autorin ripërsërit se:


Me nismën e Agjensionit është hartuar Strategjia Kombëtare Kundër Korrupsionit, e cila është proceduar në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe së shpejti do të dalë ne Kuvend për miratim.

 

Me nismën e Agjensionit është amandamentuar Ligji i tanishëm Kundër Korrupsionit dhe është proceduar në Qeverinë e Republikës së Kosovës, dhe pritet që së shpejti të miratohet nga Kuvendi.

 

Gjithashtu me nismën e Agjensionit është hartuar Ligji për deklarimin dhe kontrollin e pasurisë, i cili është dërguar në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe ai është në procedurë të miratimit nga Kuvendi.

 

Agjensioni Kosovar Kundër Korrupsionit ka hartuar Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, është miratuar nga Kuvendi dhe tani është në fuqi.

 

Agjensioni deri më tani u ka propozuar udhëheqësve të institucioneve qendrore të Republikës që të ndërmarrin shumë masa me qëllim të parandalimit të Korrupsionit.dhe të gjitha këto kanë qenë publikuara në mediat kosovare.

 

Agjensioni Kosovar Kundër Korrupsionit ka qenë zëri i parë kritik ndajë gjyqësorit kosovarë për mos efikasitet në gjykimet për rastet e dyshuara korruptive.

 

Për hir të lexuesve tuaj të nderuar kërkojmë nga ju që ta botoni këtë sqarim.

 

Me respekt

Zyra për Marrëdhënie me Median dhe Publikun e 
Agjensioni Kosovar Kundër Korrupsionit

Kthehu tek lajmet tjera