Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

49238 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


16 December 2020

AGJENCIA KUNDËR KORRUPSIONIT SENSIBILIZON DHE UDHËZON ZYRTARËT PUBLIK PËR PARANDALIM TË KONFLIKTIT TË INTERESIT

Agjencia kundër Korrupsionit në kuadër të javës kundër korrupsionit, përmes shpërndarjes së fletushkave udhëzuese, ka nisur një fushatë sensibilizuese dhe udhëzuese, që në fokus ka të gjithë zyrtarët publik të institucioneve pubike të Kosovës.

Fletushkat me përmbajtje krejtësisht udhëzuese, kanë për qëllim që të sensibilizojnë edhe më shumë zyrtarët publik për parandalimin e konfliktit të interesit dhe për procedurën e zgjedhjes së situatave me konflikt interesi.

Në këto fletushka në fokus është gjithashtu edhe fuqizimi i autoriteteve përgjegjëse brenda institucioneve publike, që tashmë janë hallkë e rëndësishme në zingjirin e personave kompetent për të këshilluar, zgjidhur dhe parandaluar konfliktin e interesit.

Shpërndarjen e këtyre fletushkave në institucionet pubike të Kosovës janë duke e bërë vet zyrtarët e Departamentit për parandalimit e konfliktit të interesit nga Agjencia kundër Korrupsionit. Ky aktivitet do të zgjatë edhe gjatë kësaj jave.

Me këtë synohet që sado pak të zbutet mungesa e trajnimeve intensive të planifikuara për autoritete përgjegjëse dhe zyrtarë publik gjatë këtij vit për shkak të pandemisë globale me Covid Sars 19.

Kthehu tek lajmet tjera