Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

43331 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


25 October 2019

Agjencia kundër Korrupsion organizon trajnimet me autoritet përgjegjëse të komunave për zbatimin e Ligjit Për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrim të Funksionit Publik. nr.06/L-011

25 tetor 2019, Prishtinë

Agjencia kundër Korrupsion me asistencën Projektit kundër Krimit Ekonomik (PECK II) nga data 23 deri më 25 tetor 2019, ka organizuar trajnimin me zyrtarët përgjegjës të institucioneve lokale në lidhje me zbatimin e Ligjit Për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrim të Funksionit Publik. nr.06/L-011.

Në trajnimet e organizuara  nga Agjencia kundër Korrupsion,  kanë marrë pjesë zyrtarë të komunave dhe zyrtarë të ndërmarrjeve komunale, nga komunat: Prishtinë, Mitrovicë, Skenderaj, Vushtrri, Gllogoc, Mitrovicë, Obiliq, Podujevë, Kaçanik, Gjilan, Shtime, Lipjan, Ferizaj, Gracanicë, Ranillug dhe Novobërdë. 

Nëpërmjet organizmit të trajnimit me autoritetet përgjegjëse në komuna, Agjencia kundër Korrupsion synon forcimin e integritetit të sektorit publik dhe garantimin ushtrimit të  detyrave publike në mënyrë objektive, të paanshme dhe transparente, gjatë ushtrimit të detyrave zyrtare. Organizmi i trajnimeve do të vazhdojë me institucionet publike ku do të përfshihen përfaqësuesit e institucioneve ekzekutive, legjislative dhe institucionet e pavarura.




 

 

Kthehu tek lajmet tjera