''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

43313 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


04 October 2019

Përfaqësues nga Agjencia kundër Korrupsionit në vizitë zyrtare në Kroaci

Shkëmbimi i përvojave dhe diskutimeve për mundësitë e bashkëpunimit me institucionet kroate në fushën e parandalimit dhe luftimit të korrupsionit

 

04 tetor 2019, Prishtinë

 

Delegacioni nga Agjencia kundër Korrupsion i kryesuar nga Drejtori i AKK-së, z. Shaip Havolli,  kanë qëndruar për vizitë studimore në Kroaci me ç ‘rast kanë zhvilluar vizita në institucione dhe takime me përfaqësues të institucioneve të Kroacisë që kanë në fushëveprim parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.

Me rastin e  vizitës treditëshe në Kroaci, delegacioni nga AKK është pritur në takim nga përfaqësues të Prokurorisë Shtetërore për Shpërndarjen e Krimit të Organizuar, të kryesuar nga znj. Natasha Gjuroviq, Zëvendës Drejtoreshë në Zyrën  për luftimin e  Krimit të Organizuar ku kanë diskutuar për rolin Zyrës së Prokurorit të Shtetit në trajtimin e rasteve të parandalimit dhe luftimit të korrupsionit.

Delegacioni nga AKK u pritën në një takim nga znj. Natasha Novakoviq, Kryetare e Komisionit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit ku diskutuan për kornizën ligjore dhe institucionale, përgjegjësitë dhe sfidat me të cilat ballafaqohen institucionet në fushën e parandalimit dhe konfliktit të interesit në institucionet publike.   

Një vizitë të veçantë, delegacioni nga AKK,  kanë zhvilluar në Institucionin e Avokatit të Popullit në Kroaci ku kanë diskutuar për përgjegjësitë e Avokatit të Popullit të Kroacisë në raport me luftimin e korrupsionit, me theks të veçantë për rolin në zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve.

Në takime të ndara përfaqësuesit e AKK-së,  janë pritur edhe nga përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë dhe përfaqësues të Ministrisë së Administratës Publike të Kroacisë.

Në takimet me përfaqësuesit e institucioneve të Kroacisë, Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, z. Shaip Havolli, i njoftoi përfaqësuesit e institucioneve më rolin dhe përgjegjësitë e AKK-së në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, në fushat specifike që ndërlidhen me parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, kallëzimet penale, parandalimin e konfliktit të interesit të zyrtarëve të lartë publik, mbrojtjen e sinjalizuesve dhe prokurimin publik.

Vizita zyrtare e delegacionit të Agjencisë kundër Korrupsion në Kroaci u zhvillua në kuadër të shkëmbimit të përvojave dhe diskutimeve për mundësitë e bashkëpunimit me institucionet kroate në fushën e parandalimit dhe luftimit të korrupsionit.

Kthehu tek lajmet tjera