''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

43118 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


19 June 2019

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit z. Shaip Havolli priti në takim përfaqësues të Agjencisë Zhvillimore Austriake

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, z. Shaip Havolli me bashkëpunëtor,  priti në takim përfaqësues të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), të kryesuar nga z. John Egan, të cilët po qëndrojnë në Kosovë për të  bërë vlerësimin e Strategjisë së Agjencisë Zhvillimore Austriake (ADA) për periudhën 2013-2020.

 

Drejtori i AKK-së, z. Havolli i njoftoi të pranishmit për rolin dhe mandatin e Agjencisë Kundër Korrupsionit të  bazuar në  Ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik si dhe kompetencat dhe përgjegjësitë e reja të Agjencisë Kundër Korrupsionit të bazuara në Ligjin  për Mbrojtjen e Sinjalizuesve i cili ka hyrë në fuqi në janar të këtij viti.

 

Në takimin me përfaqësuesit  e ECD-së, Drejtori i AKK-së, z. Shaip Havolli diskutoi me delegacionin edhe për rolin e  Agjencisë Kundër Korrupsionit në kuadër të mbështetjes së veprimeve për zbatimin e udhëzimeve  ndërkombëtare dhe zbatimin e praktikave më të mira të OECD-së në Kosovë në luftën kundër korrupsionit.

 

Në takim u diskutua edhe për rolin e ADA-s në Kosovë, projektet e realizuara deri tani si  dhe mundësitë e bashkëpunimit me Agjencinë Kundër Korrupsionit. 

 

Kthehu tek lajmet tjera