Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

38054 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


02 April 2019

Ambasadori i Gjermanisë vizitoi Agjencinë Kundër Korrupsion

Prishtinë, 2 Prill 2019 -

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, z. Shaip Havolli, priti në takim Ambasadorin e Gjermanisë, Shkëlqesinë e Tij z. Christian Heldt.

Në këtë takim z. Havolli dhe Sh.T. Ambasadorin Heldt diskutuam në lidhje me punën dhe sfidat e Agjencisë Kundër Korrupsion në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, për avancimet në kornizën ligjore të Agjencisë, procesin e deklarimit dhe kontrollit të pasurisë, zbatimin e ligjit për konfliktin e interesit në ushtrimin e funksionit publik, si dhe në ngritjen e kapaciteteve të Agjencisë në forcimin e mekanizmave aktual në parandalimin dhe luftimin sa më efikas korrupsionit.

Sh.T. Ambasadori Heldt theksoi se vlerëson punën e Agjencisë Kundër Korrupsion dhe konfirmoi mbështetjen Ambasadës së Gjermanisë në sundimin e ligjit dhe në fuqizimin e rolit të Agjencisë në përpjekjet e përbashkëta kundër korrupsionit.

Kthehu tek lajmet tjera