Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

38051 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


29 March 2019

Ambasadori i Zvicrës konfirmon mbështetjen për Agjencinë Kundër Korrupsion

Prishtinë, 29 mars 2019 -

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, z. Shaip Havolli, priti në takim Ambasadorin e Zvicrës, Shkëlqesinë e Tij z. Jean-Hubert LEBET.

Në këtë takim z. Havolli njoftoi Sh.T. Ambasadorin Lebet për punën që është duke bërë Agjencia Kundër Korrupsionit, për ndryshimet dhe avancimet në kornizën ligjore, kontrollin e deklarimit të pasurisë, ngritjen e kapaciteteve të Agjencisë në forcimin e mekanizmave në parandalimin dhe luftimin sa më efikas të korrupsionit në Kosovë.

Sh.T. Ambasadori Lebet konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme edhe në të ardhmen të Ambasadës dhe të shtetit që ai përfaqëson për Agjencinë Kundër Korrupsionit dhe theksoi se vlerëson punën e Agjencisë.

z. Havolli falënderoi Ambasadorin Lebet për përkrahjen e vazhdueshme të Qeverisë së Zvicrës përmes Swiss Development Cooperation, në mbështetjen e Projektit Përkrahja e përpjekjeve kundër korrupsionit në Kosovë (SAEK II) të implementuara nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). 

Kthehu tek lajmet tjera