Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

37973 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


19 February 2019

Kosova të përfitoj nga përvoja e Këshilltarit të Lartë Politik të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara

Prishtinë, 19 shkurt 2019

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, z. Shaip Havolli priti sot në takim z. Euywhan Kim, Këshilltar i Lartë Politik nga Zyra për Politika Kundër-korrupsion, Qeverisje të mirë dhe ndërtim të paqes nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), Zyra Qendrore në New York, SHBA.

z. Havolli bashkëbisedoi me z. Kim për punën e mandatin dhe kompetencat e Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe për ndryshimet legjislative në drejtim të parandalimit dhe luftimit sa më efikas të korrupsionit në Kosovë. z. Kim u njoftua po ashtu për metodologjinë e vlerësimit të legjislacionit që Agjencia Kundër Korrupsionit ka punuar konfom përvojës së pranuar nga vizita studimore në Komisionin Kundër-Korrupsion dhe të Drejta Civile të Republikës së Koresë së Jugut.

z. Kim në anën tjetër theksoi se parandalimi dhe luftimi i korrupsionit është sfidë për të gjitha vendet e botës dhe është i kënaqur me punën e Agjencisë Kundër Korrupsionit në Kosovë dhe me rezultatet e arritura konform mandatit dhe kapaciteteve administrative që ka ky institucion. z. Kim vuri në theks përparësitë e implementimit të masave preventive në përpjekjet e përbashkëta për luftimin e korrupsionit. Sipas z. Kim, vlerësimi i legjislacionit, vlerësimi i integritetit të zyrtarëve, vlerësimi i integritetit institucional dhe individual, si dhe vlerësimi i riskut nga korrupsionit, janë disa nga mjetet efikase të parandalimit të korrupsionit. 

z. Kim dhe z. Havolli u zotuan për bashkëpunim edhe në të ardhmen. Ndërkaq, më datën 20 shkurt 2019, z. Kim do të trajnoj zyrtarët e institucioneve të Republikës së Kosovë në hartimin e politikave dhe zbatimin e masave parandaluese kundër korrupsion. 

Kthehu tek lajmet tjera