Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

377 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


21 November 2012

Me marrjen e detyrës pasurinë e kanë deklaruar 234 zyrtar

PRISHTINË, 22 NËNTOR 2012 - Më shumë se 92 për qind e zyrtarëve të lartë publikë, me marrjen e detyrës e kanë deklaruar pasurinë e tyre tek Agjencia kundër Korrupsionit, kurse 8 përqind e tyre nuk e kanë bërë një gjë të till duke I'u shmangur kështu obligimit që kanë sipas Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave. 


AKK ka pranuar informacionet nga pikat kontaktuese të saj nëpër institucionet publike se 253 zyrtar të lartë publikë janë emëruar si zyrtar të ri dhe kanë për obligim deklarimin e pasurisë. 

Nga numri i përgjithshëm i zyrtarëve të lartë publikë që kanë pasur obligim deklarimin e pasurisë me marrjen e detyrës 234 apo 92% e kanë përmbushur këtë obligim ligjor ndërsa 19 apo 08% nga numri i përgjithshëm nuk e kanë deklaruar pasurinë brenda afatit ligjor, prej 30 ditëve pas emërimit. 

Bazuar në nenin 17 të ligjit në fjalë AKK-ja është e obliguar që të inicioj procedurë kundërvajtëse për të gjithë zyrtarët të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë ashtu siç e përcakton ligji. 

AKK i'u bënë thirrje të gjithë zyrtarëve të ri që në momentin e marrjes së detyrës së lartë publike ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre, në mënyrë që të demonstrohet një përkushtim më i thellë i respektimit të kuadrit ligjor anti korrupsion.

Shkarko listën e deklarimit të pasurisë me marrjen e detyrës

Kthehu tek lajmet tjera