Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1360 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


15 November 2016

Drejtori i AKK-së priti në takim Zv.Ambasadoren gjermane në Kosovë Christina Gehlzen

Prishtinë, 15  Nëntor 2016 - Drejtori i  Agjencisë kundër Korrupsionit z. Shaip Havolli priti sot në  takimin e parë  njoftues,  zëvendësambasadoren  e Ambasadës gjermane në Kosovë znj. Christina Gehlzen,  me të cilën  bisedojë rreth  çështjeve të thellimit të  bashkëpunimin në mes dy institucioneve.

 

Z. Havolli gjatë takimit e njoftojë diplomaten  gjermane me  prioritetet e Agjencisë dhe sfidat me të cilat po përballet në zhvillimin e politikave anti- korrupsion.  Ai shprehu zotimin e tij se do të angazhohet skajshmërisht në  avancimin e politikave  kundër korrupsionit që sigurojnë  besueshmëri dhe qëndrueshmëri  institucionale.

 

Nga ana e saj, zv.ambasadorja Gehlzen  duke uruar z. Havolli për detyrën e re,   shprehu interesimin e  saj për fuqizimin e bashkëpunimit dhe gatishmërinë për përkrahje  Agjencisë,  në realizimin me sukses të  mandatit të saj.

 

Diplomatja  gjermane dhe drejtori i AKK-së  u dakorduan për rendësin e avancimit të frymës së bashkëpunimit mes Ambasadës gjermane dhe AKK-së.

Kthehu tek lajmet tjera