Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1357 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


20 October 2016

Drejtori i AKK-së Z. Shaip Havolli zhvillojë takimin e parë njoftues me përfaqësuesit e OJQ-ve që punojnë në fushën kundër-korrupsion

Prishtinë, 20 tetor 2016 - Në objektet e  zyrës së UNDP-së në Kosovë, sot u zhvillua takimi i parë njoftues midis Drejtorit të  Agjencisë  Kundër Korrupsionit, Z. Shaip Havolli, dhe përfaqësueseve të OJQ-ve që punojnë në fushën kundër-korrupsion.

 

Ky takim u mbajt me nismën e Drejtorit të ri të Agjencisë së Kosovës Kundër-Korrupsionit, Z. Shaip Havolli, me rastin e marrjes së detyrës së re  dhe në kuadër të aktiviteteve të tij koordinuese. Qëllimi i takimit ishte njimtimi me përfaqësuesit e OJQ-ve si dhe fushëveprimit të tyre në kuadër të parandalimit dhe luftimit të korrupsionit. OJQ’të e përfaqësuara, si: GAP, KDI, Instituti për Studime Juridike dhe Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale, patën rastin të njoftojnë Z. Havolli me aktivitetet e tyre në fushën kundër korrupsionit, duke diskutuar kështu për një bashkëpunim të hapur në të ardhmen.

Z. Havolli shprehi gatishmërinë e tij si dhe të Agjencisë, për të pasur një bashkëpunim të hapur dhe konstruktiv me shoqërinë civile, në përmirësimin e gjithmbarshëm të perceptimit të qytetarëve lidhur me korrupsionin në vend.

 

Në fund, të gjithë të pranishmit u pajtuan që takimet e tilla të jenë të rregullta me qëllim të koordinimit më efektiv të përpjekjeve të parandalimit dhe luftimit të korrupsionit në Kosovë.

 

Takimi, është përkrahur nga Projekti për Mbështetje të Përpjekjeve Kundër-Korrupsionit në Kosovë, (SAEK II), Zyra e UNDP-së në Kosovë.

Kthehu tek lajmet tjera