Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1354 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


12 October 2016

Drejtori i AKK-së z. Havolli priti Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës

Prishtinë,  12 tetor 2016 -  Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit z. Shaip Havolli  ka pritur sot në një takim  zyrtar  Drejtorin Policisë se Kosovës z. Shpend Maxhunin ku u  diskutua  përkitazi me   bashkëpunimin  në mes të  AKK-së dhe Policisë së Kosovës.

Gjatë këtij takimi  u theksua domosdoshmëria e bashkëpunimit mes këtyre dy mekanizmave, -  me theks të veçantë në fazën e  hershme të hetimeve në mënyrë që të ketë rezultate konkrete në këtë aspekt.

Drejtori Havolli me këtë rast falënderoj  z. Maxhuni për gatishmërinë e tij që kapacitetet profesionale  hetuese të Policisë t'i ofrojë për rastet që I trajton  Agjencia, - që nga faza fillestare.

Nga ana tjetër Drejtori I Policisë së Kosovës z. Maxhuni, tha se është shumë e rëndësishme që të dy institucionet  ta  përkrahin njëra tjetrën drejtë përmbushjes së objektivave të synuara nga to.

Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan se do të vazhdojnë frymën e bashkëpunimit të pa rezervë, - drejtë luftimit dhe parandalimit të korrupsionit.

Kthehu tek lajmet tjera