Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1187 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


09 March 2015

AKK i adreson Opinion Ministrisë për Zhvillimin Ekonomik

Prishtinë, 09 mars 2014 - Agjencia kundër korrupsionit përmes një Opinioni i rekomandoj sot Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik që ti ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për evitimin e shkeljeve të evidentuara në lidhje me Tenderin '' Fushata Promovuese për Efiçiencë të Energjisë dhe Burime të Ripërtëritshme të Energjisë''. Agjencia kundër Korrupsionit, sipas detyrës zyrtare ka identifikuar dhe trajtuar këtë procedurë të prokurimit. Ndërsa gjatë shqyrtimit dhe ekzaminimit të dokumenteve në dispozicion për këtë tender, AKK ka hasur në disa kërkesa të cilat janë në kundërshtim me Legjislacionin në fuqi i cili e rregullon fushën e Prokurimit Publik në Republikën e Kosovës. 

“Në njoftimin e publikuar për kontratë dhe në dokumentet e dosjes së tenderit tek rubrika 8.1 Kërkesat mbi gjendjen ekonomike dhe financiare pika 1 janë kërkuar pasqyrat financiare të hartuara nga një kompani ose auditor i licencuar për tre vitet e kaluara kërkesë kjo për të cilën konsiderojmë se bie ndesh me LPP-në. Autoriteti kontraktues mund të kërkojë kopje të pasqyrave në të ardhura dhe raporte të menaxhmentit të certifikuara nga një kompani e licencuar e auditimit me reputacion, por nuk është e lejuar që të pranohet edhe raporti auditimit nga një Auditor edhe nëse ai është i licencuar pa u kërkuar i njëjti nga Kompania e licencuar e auditimit me reputacion” thuhet në Opinionin e Agjencisë.

Po ashtu AKK ka gjetur se Tek rubrika 9.1. e Kapacitetit teknik dhe profesional Autoriteti Kontraktues ka kërkuar Minimum listën me tri kontrata me Autoritete të ndryshme të cilat kanë të bëjnë me projekte të cilat merren me lëmi të ngjashme për efiqencen e energjisë, të njëjtave kontrata duhet të i'u bashkëngjiten edhe referencat e vulosura nga Autoriteti Kontraktues për projektet e kryera nga Llojin e shërbimeve të përfshira, Shumën e kontratës, dhe Datën dhe pranuesin, mirëpo AKK konsideron se kjo kërkesë është në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik. 

Duke u mbështetur në këto të gjetura AKK konsideron se Veprimet e Autoritetit Kontraktues bien ndesh me Ligjin për Prokurimin Publik si dhe Udhëzuesin Operativ për Prokurimin Publik. Andaj ka rekomanduar anulimin e kësaj procedure të prokurimit.

Opinionin në formatin PDF mund ta shkarkoni nga rubrika Opinionet

Kthehu tek lajmet tjera