Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1186 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


02 March 2015

Sot ka filluar procesi i rregullt vjetor i deklarimit të pasurisë

Prishtinë, 02 mars 2015, Sot ka filluar zyrtarisht procesi i deklarimit të rregullt të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik të cilët janë të obliguar ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre tek Agjencia kundër Korrupsionit konform Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të Gjithë Personat Zyrtar. Sipas Ligjit në fjalë deklarimi i pasurisë fillon nga data 1 mars dhe përfundon më 31 mars. 

Zyrtarët e lartë publik që kanë deklaruar pasurinë me marrjen e detyrës nga 1 janari i këtij viti e deri më tani nuk janë të obliguar të paraqesin edhe deklarimin e rregullt vjetor.

Plotësim ndryshimi i ligjit ka paraparë edhe disa pozita të reja që ma herët këta zyrtar nuk kanë pasur për obligim të deklarojnë pasurin, këta zyrtar të lartë publik duhet të deklarojnë pasurinë sipas kësaj kërkese. 

Për të shkarkuar Formularët për deklarimin e pasurisë, ju lutem vizitoni ueb faqen zyrtare të AKK-së, www.akk-ks.org. 

Gjithashtu ju rikujtojmë se mosrespektimi i ligjit nr. 04/L-050, si dhe ligjit nr. 04/L-228 për deklarimin e pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik, Agjencia kundër Korrupsionit do ushtroj kallëzim penal në pajtim me nenin 437 të Kodit Penal.

Agjencia kundër Korrupsionit është e hapur të bashkëpunoi me të gjithë zyrtarët (pikat kontaktuese) kontaktues si dhe me të gjithë zyrtarët e lartë publik të institucioneve në mënyrë që procesi një mujor i deklarimit të pasurisë të përfundoj me sukses.

Kthehu tek lajmet tjera