Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1163 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


09 October 2014

AKK kërkon nga gjykatat dënimin e tre zyrtarëve të lartë publik

Prishtinë, 10 Tetor 2014 - Agjencia kundër Korrupsionit, zyrtarisht kërkojë sot nga tri gjykata themelore që të fillojnë procedurat kundërvajtëse ndaj tre zyrtarëve të lartë publik si rezultat i mos veprimit nga ana e tyre sipas udhëzimeve të Agjencisë për tu shmangur nga situata e konfliktit të interesit në të cilën ndodhen.

Fjala është për zyrtarin Refki Gega, Kryesues i Kuvendit Komunal në Komunën e Therandës (Suharekës), Flamur Keça Drejtor i Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, si dhe Bojan Stamenkoviç Këshilltar Komunal i Komunës së Ranillukut 

Tek rasti i parë Agjencia kundër Korrupsionit e ka identifikuar rastin si konflikti interesi në ushtrimin e funksionit publik, për zyrtarin e lartë z. Refki Gega, Kryesues i Kuvendit Komunal në Komunën e Therandës (Suharekës), dhe njëkohësisht Avokat i regjistruar në Oden e Avokatëve të Kosovës, e që sipas Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik është e ndaluar. Sipas ligjit në fjalë - “Zyrtari i lartë publik nuk mund të ushtrojë veprimtari private, si; avokatisë, noterisë, ekspert të licencuar, konsulent, agjent apo përfaqësues të organizatave”. 

Gjatë procesit të trajtimit të këtij rasti zyrtari i lartë z. Gega, ka caktuar një person të autorizuar për të menaxhuar Avokaturën e tij, mirëpo nuk ka pranuar ta bëjë pezullimin e funksionit të Avokatit në Oden e Avokatëve të Kosovës.

Përkundër afateve ligjore të dhëna nga Agjencia zyrtari i lartë nuk ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për të pezulluar funksionin e Avokatit në Oden e Avokatëve të Kosovës, dhe për të shmangur konfliktin e interesit.

Agjencia kë bërë kërkesë edhe në Oden e Avokatëve të Kosovës për t'u informuar nëse z. Refki Gega ka bërë kërkesë për inicimin e procedurës për pezullimin e funksionit të avokatit, mirëpo Oda e Avokatëve të Kosovës kanë kthyer përgjigje se nuk është iniciuar ndonjë procedurë e tillë.

Prandaj, duke pasur parasysh këto rrethana, Agjencia vlerëson se zyrtari i lartë nuk e ka shmangur konfliktin e interesit në ushtrimin e funksionit publik, dhe kërkon nga Dega në Therandë e Gjykatës Themelore të Prizrenit që zyrtari i lartë publik të shpallet fajtor dhe të dënohet komfor nenin 20 paragrafi 1.1 të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik.

Rasti i dytë ka të bëjë me zyrtarin Flamur Keça, Drejtor i Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, dhe Anëtar i Bordit Drejtues në Fondin e Kursimeve Pensionale.

Rasti është identifikuar si konflikt interesi në ushtrimin e funksionit publik (Drejtor i Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë), për shkak se zyrtari i lartë ka edhe pozitë menaxheriale në organizatën fitimprurëse, që me Ligjin për parandalimin e konflikti të interesit është i ndaluar. 

Zyrtari i lartë z. Flamur Keqa, nuk i ka përfillur kërkesat e Agjencisë për shmangien e konfliktit të interesit dhe deri më sot nuk ka ndërmarr asnjë veprim për t'u larguar nga njëri prej funksioneve.

Në bazë të Ligjit për parandalimin e konflikti të interesit në ushtrimin e funksionit publik, Zyrtari i lartë ka për detyrë të parandaloj dhe të zgjedhë vetë brenda afatit ligjor, dhe në mënyrën më efektive të mundshme, çdo situatë të konfliktit të tij të interesit. Andaj Agjencia ka kërkuar nga Gjykata themelore në Prishtinë që Zyrtari i lartë publik të shpallet fajtor dhe të dënohet komfor Ligjit.

Ndërsa rasti i tretë që ka të bëjë me zyrtarin Bojan Stamenkoviç pas shqyrtimit të gjendjes së mundshme të konfliktit të interesit Agjencia ka konstatuar se ky zyrtar gjendet në konflikt të interesit duke qenë Këshilltarë Komunal ne Kuvendit Komunal te Ranillukut, dhe person i autorizuar në biznesin privat. 

Ligji për Konfliktin e interesit thotë se: - “Personi, zyrtari i lartë, pronari i aksioneve, gjegjësisht pjesës së kapitalit në një ndërmarrje, gjatë ushtrimit të funksionit publik, duhet t'i transferojë të drejtat e administrimit ose menaxhimit, apo drejtimit tё ndërmarrjes tek ndonjë person të besuar.


Agjencia kundër Korrupsionit e ka e trajtuar lenden për konflikt të interesit dhe pas zhvillimit të procedurës ligjore, është konstatuar se ka prova të mjaftueshme që argumentojnë dyshimin e arsyeshëm për ekzistimin e gjendjes së konfliktit të interesit.

Përkundër afatit ligjor të dhënë nga Agjencia, zyrtari i lartë z.Bojan Stamenkoviç, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të shmangur Konfliktin e Interesit. Si rrjedhojë Agjencia ka kërkuar nga Dega në Viti e Gjykatës Themelore të Gjilanit të shpallet fajtor zyrtarin në fjalë dhe të dënohet komfor Ligjit pasi nuk i ka përmbushur obligimet ligjore nga dispozitat e ligjit të lartpërmendur.

Kthehu tek lajmet tjera