''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1159 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


04 September 2014

Institucionet e Republikës së Kosovës realizuan 63 veprime anti korrupsion

Prishtinë 4 shtator 2014 - Rreth 63 veprime të parapara në planin e veprimit anti korrupsion janë realizuar nga institucionet e Republikës së Kosovës për periudhën janar – qershor 2014. 

Për këtë periudhë kohore Plani i veprimit 2013-2017 ka dhënë një total prej 135 veprimeve apo masave që duhet ndërmarr nga institucionet e Republikës. Por bazuar nga të dhënat e marra nga pikat e Kontaktit të Agjencisë nëpër institucionet e Republikës ku i kanë raportuar 87 veprime AKK ka nxjerr një përfundim se 63 veprime janë realizuar apo janë në realizim e sipër ose në përqindje 43 %, 7 veprime janë pjesërisht të realizuara ose në përqindje 11 % dhe 17 veprime janë të pa realizuara ose në përqindje 16 %. Nga ana tjetër pikat e kontaktit gjatë kësaj periudhe raportuese nuk kanë raportuar fare për 48 veprime që kanë qenë të parapara për tu ndërmarr në planin e veprimit për këtë periudhë kohore. 

Strategjia kundër korrupsionit dhe Plani i Veprimit 2013-2017 janë dy dokumente të politikave anti korrupsion, të cilat janë miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës në shkurt të 2013, Plani i veprimit është projektuar për të zbatuar objektiva e përgjithëshme strategjike përmes masave specifike dhe konkrete kundër korrupsionit. Ai përbëhet nga objektivat specifike të plan-veprimit, masave apo veprimeve së bashku me treguesit e suksesit dhe janë përcaktuar afatet kohore. 

AKK është përgjegjëse për monitorimin dhe kontrollin e zbatimit të Strategjisë nëpërmjet masave të parashikuara në Planin e veprimit kundër korrupsionit, ndërsa publikonë për çdo gjashtë muaj situatën reale rreth masave të ndërmarra apo edhe mos veprimet nga ana e insitucioneve të Republikës së Kosovës. 

Dokumentin mund ta shkarkoni duke klikuar mbi seksionin Publikimet

Kthehu tek lajmet tjera