Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1149 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


18 June 2014

Ftesë

Prishtinë, 17 qershor 2014 - Agjencia kundër korrupsionit fton të gjitha mediat që të marrin pjesë në konferencën për shtyp ku do të prezantohet procesi I përfundimit të procesimit të të dhënave të deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik si dhe do të hidhet shorti për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.


Ndryshe nga praktikat e viteve të kaluara sivjet bazuar në Ligjin nr. 04/L-228 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për zyrtarët lartë public, kontrollit të plotë të pasurisë së deklaruar nga ana e Agjencisë I nënshtrohen 20% -shi i numrit të përgjithshëm të listës së zyrtarëve që kanë deklaruar pasurinë e rregullt vjetore. 

Konferenca mbahet sot (datë 18.06.2014) dhe fillon në ora 11:00 
Agjencia kundër Korrupsionit gjendet në rrugën” Nazim Gafurri” Nr. 31 Prishtinë

Kthehu tek lajmet tjera