''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1115 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


31 January 2014

Rreth 82% e zyrtarëve komunal e kanë bërë deklarimin e pasurisë

Prishtinë, 31 Janar 2014 - Rreth 82% e zyrtarëve të lartë publik e kanë deklaruar pasurinë e tyre tek Agjencia kundër korrupsionit që nga fillimi i konsituimeve të Kuvendeve dhe Qeverive komunale si rrjedhojë e marrjes së detyrës zyrtare apo pas mbarimit të saj. 

Ne bazë të listave që Agjencia i ka pranuar nga zyrtarët kontaktues nëpër institucione të ndryshme, deklarimin e pasurisë me marrjen e detyrës dhe pas largimit nga funksioni publik, obligim për deklarimin e pasurisë kanë pasur 1629 zyrtar, ndërkohë që 1335 prej tyre e kanë kryer obligimin ligjor. Ky numër i përgjithshëm i takon krejtësisht zyrtarëve të niveleve komunale si rezultat i ndryshimeve që kanë ndodhur pas zgjedhjeve të fund-vitit 2013. 

Gjatë pranimit të listave, Agjencia ka marr njoftime nga zyrtarët kontaktues se në disa Komuna ende nuk janë emëruar Drejtorët e Drejtorive apo edhe zyrtar të tjerë të lartë publik dhe si rezultat i kësaj edhe mungojnë emrat e tyre.

Deri më tani Agjencia nuk i ka pranuar listat nga këto institucione: Komuna e Leposaviqit
Shterpcës, Zubin Potokut, Zveçanit, Mitrovicës së Veriut dhe Parteshit

Agjencia ka kërkuar nga kryetarët e komunave të Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit caktimin e zyrtarëve kontaktues dhe ofrimin e listave të zyrtarëve të lartë publik. Për sa i përket Komunës së Parteshit ajo e ka caktuar zyrtarin kontaktues mirëpo ende nuk e kanë sjell listën e zyrtarëve të lartë publik. Ndërkaq në rastin e komunës së Mitrovicës së Veriut duhet të pritet deri pas zgjedhjes së kryetarit të saj dhe të kërkohet caktimi i zyrtarit kontaktues dhe ofrimi i listës së zyrtarëve të lartë publik të këtij institucioni.

Agjencia u bënë thirrje të gjithë atyre që deri më tani nuk e kanë deklaruar pasurinë që ta bëjnë atë brenda aftit ligjor, në të kundërtën është e obliguar që ta bëjë publikimin e emrave të atyre që nuk e kanë deklaruar pasurinë, dhe për më tepër është e obliguar që të paraqesë kallëzim penal tek Prokurorit Kompetente komfor Kodit Penal të Republikës së Kosovës. 

Kthehu tek lajmet tjera