''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1108 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


02 December 2013

AKK I rekomandon Komunës së Istogut anulimin e tenderit “Blerja e fidanëve për ngritjen e pemishteve”;

Prishtinë, 2 dhjetor 2013 - Agjencia kundër Korrupsionit përmes një opinion kërkojë nga Komuna e Istogut që si autoritet kontraktues, t`i ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme drejt evitimit të shkeljeve të evidentuara në lidhje me tenderin “Furnizimi - Blerja e fidanëve për ngritjen e pemishteve”, në mënyrë që të respektohen dispozitat përkatëse të Ligjit për Prokurimin Publik.

Komuna e Istogut më datë 03/10/2013 përmes KRPP-së ka shpallur “Njoftim për Kontratë” për tenderin “Furnizimi - Blerja e fidanëve për ngritjen e pemishteve”, me numër Prokurimi: 633-130-65-121-R. Divizioni i Parandalimit të Korrupsionit në Prokurim Publik, pran Departamentit të Parandalimit në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka identifikuar këtë procedurë prokurimi si rast për trajtim. Gjatë ekzaminimit të dokumentacioneve të kësaj procedure të prokurimit, Agjencia Kundër Korrupsionit ka hasur në disa të dhëna që nuk janë në përputhje të plotë me procedurat e prokurimit të cilat mund të shpien drejt shpërblimit me kontratë në bazë jo meritore. 

Bazuar tek “Regjistri i Operatorëve që Kanë Pranuar Dosjen e Tenderit” Autoriteti Kontraktues i ka dhënë Dosjen e Tenderit disa Operatorëve Ekonomik para se të shpallet Njoftim për Kontratë. Njoftimi për Kontratë është shpallur më datë 03/10/2013 ndërsa disa nga Operatorët Ekonomik dosjen e kanë tërhequr nga data 15/09/2013. 

Autoriteti Kontraktues, në Dosjen e Tenderit tek pika III.2.2 Kapaciteti Ekonomik dhe Financiar – ka kërkuar qarkullim bankar në tri vitet e fundit (2010,2011,2012), minimumi trefishi i vlerës konkurruese. I njëjti kriter, tek “Raporti i Vlerësimit të Tenderëve” është vënë në rubrikë, por me një ndryshim të viteve, pra tek raporti janë dhënë vitet 2011, 2012 dhe 2013. Me një fjalë është hequr viti 2010, ndërsa është shtuar viti 2013. Operatori fitues i këtij tenderi, ka ofruar qarkullim bankar në përputhje me ndryshimet që janë bërë nga Autoriteti Kontraktues. 

Në Dosjen e Tenderit, Pranueshmëria e Operatorëve Ekonomik, pika 6.4. nënpika b. Kërkohet: Certifikata nga Instituti përkatës për gjendjen shëndetësore të materialin fidanor – origjinal apo të noterizuar. Operatori Ekonomik i cili është shpërblyer me kontratë, nuk ka ofruar Certifikatë origjinale apo të noterizuar, por vetëm disa certifikata kopje. Mos ofrimi i certifikatës përkatëse nga Operatori Ekonomik në ofertën e tij, me automatizëm këtë ofertë e bënë “Ofertë të Papërgjegjshme”. 

Autoriteti Kontraktues, në Raportin e vlerësimit ka futur një rubrikë (Autorizimi, licenca apo anëtarësia në organizatë) e cila nuk ishte paraparë në Dosjen e Tenderit. Sipas kësaj evidence, të gjithë Operatorët Ekonomik figuron se e kanë plotësuar këtë kriter, ndërsa Agjencia Kundër Korrupsion nuk ka mundur të gjejë dokumentacion me emërtimin përkatës. 


Oferta e Operatorit fitues Ekonomik është dorëzuar në afatin e paraparë ligjor (14/10/2013), ndërsa dokumentacionin (certifikatën fito sanitare) e ka sjellë më datë 30/10/2013, e cila është e inkorporuar në ofertën e dorëzuar paraprakisht. Gjithashtu, Operatori Ekonomik është shpërblyer me Kontratë edhe pse në Certifikatën e Biznesit nuk ka veprimtari për shitjen e fidanëve.

Agjencia kundër korrupsionit konsideron se veprimet e Autoritetit Kontraktues të cekura më lartë, bien ndesh me Nenin 7 Barazia në Trajtim/Jo-Diskriminimi; Neni 48 Dorëzimi i Dosjes së Tenderit; Neni 59 Ekzaminimi, Vlerësimi dhe Krahasimi i Tenderëve; dhe Neni 67 Provat Shkresore të ligjit të Prokurimit Publik. 

Si rrjedhojë e këtyre shkeljeve të procedurave tenderuese Agjencia Kundër Korrupsion rekomandon Komunës së Istogut mos nënshkrimin e kësaj kontrate. 

Dokumentin zyrtar mund ta shkarkoni duke klikuar mbi butonin Opinione

Kthehu tek lajmet tjera