''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1099 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


17 October 2013

PTK nënshkruan kontratë jo ligjore

Prishtinë, 17 tetor 2013 Agjencia kundër korrupsionit e konsideron të paligjshme nënshkrimin e kontratës për blerjen e veturave për nevojat e Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK) në mes së këtij institucioni si Autoritete Kontraktues dhe operatorit Ekonomik fitues kompanisë “AGS”. 

Agjencia kundër korrupsionit si institucion që ka përgjegjësi edhe për monitorimin e procedurave dhe procesit të rasteve tenderuese, gjatë procesit tenderues të PTK-së me titull “Furnizim me automjete” ka vërejtur disa parregullsi, mirëpo si rrjedhojë e zvarritjes së dhënies së dokumentacionit nga ana e PTK-së Agjencia nuk ka arritur që ta parandalojë këtë veprim jo ligjor.

“ Autoriteti Kontraktues më datë 26/09/2013 ka Shpërblyer me Kontratë Operatorin Ekonomik “AGS” për 2(dy) Lotet. Lot.1 me çmim: 119.600.00 € dhe Lot.2 me çmim: 167.400.00 €. Në “Njoftim për Dhënie të Kontratës” të datës: 26/09/2013, pika IV.4 dhe IV.5 Informacioni mbi vlerën e Kontratës, çmimi më i ultë dhe çmimi më i lartë paraqiten me shifra të njëjta: Për Lot.1 çmimi më i ulët dhe më i lartë paraqitet 119.600.00 €, ndërsa për Lot.2 çmimi më i ulët dhe më i lartë paraqitet 167.400.00 €”, thuhet në Opinionin e Agjencisë rreth procedurave dhe procesit të dhënies së këtij tenderi. 

Më tej në Opinion thuhet se sipas raportit të vlerësimit, i vetmi Operator Ekonomik i përgjegjshëm në këtë procedurë prokurimi del të jetë “AGS”. Përkundër faktit se: Tek specifikimet teknike për lot.2 kërkohej reduktori i automjetit të jetë “High 2, High 4 dhe Loë2” Operatori Ekonomi “AGS” kishte ofertuar me “High 2, High 4 dhe Loë4”. Oferta e AGS mund të jetë më e favorshme për Autoritetin Kontraktues, andaj konsiderojmë se mund të mos ishte relevante. 

Përveç kësaj Agjencia konstaton se kjo procedurë prokurimi kishte vetëm një Operator Ekonomik të përgjegjshëm të cilin Autoriteti Kontraktues e ka shpërblyer me kontratë. Shpërblimi me Kontratë i Operatorit të vetëm Ekonomik të përgjegjshëm, bie ndesh me nenin 32.4 të Ligjit të Prokurimit Publik .

Agjencia do të vazhdojë të procedojë këtë rast komfor ligjeve që janë në fuqi në republikën e Kosovës. 

Opinioni zyrtar te Agjencise mund ta shkarkoni duke klikuar mbi butonin Opinionet i cili gjendet ne anen e djthte te faqes 

Kthehu tek lajmet tjera