''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1076 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


27 May 2013

AKK i adreson Opinion MASHT-it

Prishtinë 27 Maj 2013 - Agjencia kundër Korrupsionit i adresoj një opinion Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe teknologjisë në rolin e Autoritetet Kontraktues përmes së cilës kërkohet që ti ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për evitimin e shkeljeve të evidentuara në lidhje me Tenderin publik, - “ Furnizimi me vetura për nevojat e MASHT-së”, në mënyrë që të mundësohet respektimi i dispozitave të Ligjit për Prokurimin Publik.

Deklarata e nevojave dhe përcaktimit të disponueshmërisë së fondeve nga Autoriteti Kontraktues është përpiluar më 08.01 2013 i cili në rubrikën II pika 1.6 Planifikimi dokumenton se nuk është paraqitur fare aktiviteti i prokurimit në fjalë, më pas edhe kërkesa e Njësisë kërkuese konkretisht “ kërkesa për inicimin e procedurave të prokurimit për blerjen e veturave për nevojat e MASHT-it, figuron me të njëjtën datë mirëpo e pa precizuar për sasinë e furnizimit. 

Opinionin e plotë mund ta shkarkoni tek Rubrika Opinionet e cila gjendet në anën e djathtë të faqes

Kthehu tek lajmet tjera