Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1037 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


17 October 2012

Drejtori i AKK-së priti Ministren e Integrimeve Evropiane znj.Vlora Çitaku

PRISHTINË 17 TETOR 2012 - Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit z. Hasan Preteni priti sot në një takim zyrtar ministren e integrimeve znj. Vlora Çitaku me të cilën biseduan përkitazi me konstatimet e Studimit të Fizibilitetit për Kosovën të Komisionit Evropian dhe hapat prioritar që duhet marr Kosova drejtë përmbushjes së kritereve afat-shkurtra, plotësimi i të cilave do ti hap rrugë Kosovës të fillojë negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.

Z. Preteni e njoftoi Ministren Çitaku për ecurinë e procesit të përgatitjes së Strategjisë së re kundër korrupsionit dhe se ky dokument politikash është i gatshëm të adresohet në Qeverinë e Republikës së Kosovës gjatë kësaj jave. 

“ Ne kemi marr me shumë seriozitet përgatitjen e këtij dokumenti. Në përpilimin e tij kanë marr pjesë të gjitha institucionet shtetërore, duke përfshirë edhe shoqërinë civile dhe median. Ky dokument politikash ishte gati që në nëntor të vitit të kaluar. Por, në prill të këtij viti Kuvendi nuk e miratojë. Megjithatë gjatë kësaj jave dokumentin sërish do e adresojmë në Qeveri dhe shpresojmë që gjatë këtij viti Kuvendi i republikës së Kosovës do ta miratoi atë” tha Preteni. 

Në këtë drejtim Ministrja Çitaku nënvizoj mbështetjen e saj të plotë për miratimin sa më të shpejt të Strategjisë kundër korrupsionit nga Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës.

“ Qeveria e Kosovës ështëjashtëzakonisht e përkushtuar në përmbushjen e kritereve të përcaktuara nga Komisioni Evropian për fillimin e negociatave për marrëveshjen e Stabilizim
Asocimit. Andaj unë si ministre për Integrime Evropiane e shprehi gatishmërinë time për mbështetje të parezervë të gjitha institucioneve që në një formë janë përgjegjëse për hartimin e dokumenteve që plotësojnë kriteret e kërkuara” tha ministrja Çitaku. 

Më 10 tetor Komisioni Evropian publikojë Studimin e Fizibilitetit për Kosovën. Studimi në fjalë ka konkluduar që Kosova është kryesisht e gatshme të fillon negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, por ai ka identifikuar edhe disa kritere afat-shkurta. Njëri nga to është edhe miratimi i strategjisë së re kundër korrupsionit. Me ligjin për Agjencinë kundër korrupsionit, Agjencia është përgjegjëse për përgatitjen e Strategjisë kundër korrupsionit të cilën e adreson për miratim në Qeveri dhe kjo e fundit në Kuvend për miratim. 
 

Kthehu tek lajmet tjera