Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1028 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


26 July 2011

AKK kërkon shkarkimin e Drejtorit Ekzekutiv të PTK-së

Prishtinë, 26 korrik - Agjencia kundër Korrupsionit i ka kërkuar zyrtarisht Bordit të Drejtorëve të PTK-së që të fillojë procedurën për shkarkimin e z. Ejup Qerimi nga posti i Drejtorit Ekzekutiv të Postës dhe Telekomit të Kosovës, për shkak se ai në as një mënyrë nuk ka pranuar që ti shmanget gjendjes së konfliktit të interesit në të cilin ndodhet. Z Qerimi njëkohësisht ushtron edhe funksionin e zyrtarit të lartë, në cilësinë e Anëtarit të Bordit, në Trustin Pensional të Kursimeve të Kosovës, e që sipas Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, ushtrimi i njëkohësisht i këtyre dy funksioneve paraqet konflikt interesi.

I gjithë rasti është iniciuar me kërkesën e vetë z Qerimi i cili në një shkresë zyrtare ka kërkuar nga Agjencia sqarime dhe interpretime ligjore për situatën e tij të mundshme si konflikt interesi.

Zyrtarë të Agjencisë kanë zhvilluar disa takime me zyrtarin Qerimi, ku atij i është bërë e ditur se ushtrimi, njëkohësisht i këtyre dy funksioneve, paraqet Konflikt interesi. Përveç kësaj ai është këshilluar për mënyrën e shmangies nga gjendja në të cilën ndodhej. 

Por z Qerimi nuk i'u është bindur argumenteve të Agjencisë dhe nuk i ka pranuar rekomandimet e dhëna. 

Si rrjedhojë e kësaj Agjencia, rastin në fjalë e ka dërguar edhe në Gjykatën për kundërvajtje në Prishtinë për ti marr masat e nevojshme juridike kundër zyrtarit në fjalë, i cili në fakt duke mos dhënë dorëheqje nga njëri postë i lartë publik është duke bërë shkelje ligjore. 

Për shkak se z Qerimi nuk i ka përmbushur të gjitha obligimet ligjore që rrjedhin nga dispozitat e ligjit të lartë përmendur, Agjencia ka kërkuar nga gjykata që ai të shpallet fajtor dhe të dënohet komfor dispozitave ligjore që janë në fuqi.

Kerkesa per shkarkim drejtuar Bordit te PTK-se

Kerkesa per fillimin e procedures kundervajtese

Kthehu tek lajmet tjera