''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1027 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


13 July 2012

Përfundon procesi i publikimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik

Prishtinë 13 korrik 2012 – Agjencia kundër korrupsionit ka përfunduar sot procesin e publikimit të regjistrave nga formularët e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik që parashihet me Ligji për Deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë, dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtarë. 

Për shkak të ndryshimit të ligjit paraprak, këtë vit numri i zyrtarëve të obliguar për ta deklaruar pasurinë e tyre bazuar në ligjin në fjalë ka qenë rritur në 3656 , nga 1830 sa ishin në vitin paraprak.

Nga ky numër i tërësishëm obligimin ligjor e kanë përmbushur 3354 ose 91.71%, ndërsa numri i atyre që nuk e kanë deklaruar pasurinë në afatin ligjor pra 31 mars 2012 është 261 zyrtarë të lartë publikë. Gjashtë zyrtar të lartë kanë ofruar dëshmi që gjenden jashtë vendit apo janë të sëmurë. 

Siç dihet Agjencia edhe më herët ka bërë të ditur se i ka adresuar lëndët e të gjithë atyre që nuk e kanë deklaruar pasurinë në afatin ligjor tek gjykatat për kundër vajtje. Këto të fundit kanë filluar shqiptimin e dënimeve me gjobë për mos respektuesit e afatit ligjorë për deklarimin e pasurisë. Aktvendimet e gjykatave janë të publikuara në web faqen e AKK-së në seksionin: Aktvendimet e Gjykatave për mos deklarimin e pasurisë.

Për vëmendje: Gjatë bartjes së të dhënave që deklarohen në formularin e deklarimit të pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik tek regjistrat e deklarimeve, mund të ndodhin lëshime teknike apo formulime të gabuara andaj kërkojmë nga subjektet deklaruese qe të na njoftojnë me kohë në mënyrë që të bëhen përmirësimet në afat sa me të shpejt për ti shmangur kështu paqartësitë qe mund të krijohen.

Kthehu tek lajmet tjera