Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1013 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


10 February 2012

Një delegacion nga Mali i zi qëndrojë në AKK

Prishtinë, 10 maj 2012 - Në vazhdën e angazhimeve për forcimin e bashkëpunimit me insitucionet si motra jashtë vendit, Agjencia kundër Korrupsionit ka pritur një delegacion prej tre anëtarash të Komisionit Shtetror për Parandalimin e Konfliktit të Interesit.

Gjatë takimit drejtori i Agjencisë Hasan Preteni dhe kryetari i Komisionit nga Mali i Zi Slobodan Lekovic biseduan për mënyrën e forcimit të bashkëpunimit të më tej, dhe këmbimin e përvojave mes këtyre dy institucioneve.

Ata u dakorduan se mënyrat e vizitave si kjo dhe prezantimi i punës së njëra tjetëres është një mundësi shumë e mirë e të kuptuarit të praktikave se si funksionojnë dhe si angahzohen insitucionet e shteteve të ndryshme në parandalimin e korrupsionit dhe konfliktin e interesit.

Vizita studimore e delagacionit malazias zgjatë dy ditë, ndërsa do të zhvillohet përmes një agjende ku përfshihen prezantimet e punës praktike dhe funksionale të të gjitha departamenteve dhe divizioneve të Agjencisë.

Kthehu tek lajmet tjera