Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1425 - Mundesi Punesimi Sp | AKK

Agjencia

11 September 2013

Konkurs


KONKURS

Agjencia kundër Korrupsionit: Kërkon të punësoj në Zyrën e Drejtorit të AKK-së

Titulli i vendit të punës: Menaxher i Prokurimit:

Kategoria funksionale dhe grada e vendit të punës: koeficienti 9 plus shtesa prej 137€

Numrit të referencës së vendit të punës: MPM-01

Detyrat dhe përgjegjësitë:

1.1. Organizon, udhëheqë dhe mbikëqyrë punët dhe aktivitetet e prokurimit;

1.2. Siguron që procedurat dhe aktivitetet e prokurimit të zhvillohen në pajtim me procedurat ligjore të prokurimit;

1.3. Pranon, vlerëson dhe procedon kërkesat për aktivitetet e prokurimit të njësive organizative të Agjencisë;

1.4. Përgatitë njoftimet për kontrata, tenderët për publikim dhe njoftimet për dhënie të kontratave.

1.5. Në bashkëpunim me njësitë organizative të Agjencisë përgatitë planin vjetor të prokurimit si dhe për realizimin e detyrave të tij koordinohet veçmas me Divizionin për Punë të Përgjithshme dhe Financa;

1.6. Propozon anëtarët e komisionit për hapjen dhe vlerësimin e ofertave dhe mbikëqyrë punën e tyre si dhe përgatitë të gjitha shënimet e nevojshme deri në realizimin e kontratës;

1.7. Ofron këshilla të paanshme dhe profesionale Drejtorit të Agjencisë për çështjet e prokurimit;

1.8. Kryen detyra të tjera zyrtare sipas kërkesës së Drejtorit të Agjencisë.

 

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:

Pranimi në shërbimin civil në pozicionet e karrierës është i hapur për të gjithë kandidatët.

Shkollimi, aftësia, përvoja dhe atributet tjera që kërkohen:

  • Kandidati duhet të ketë përgatitje universitare ekonomik
  • Dy (2) vite përvojë pune profesionale, preferohet përvoja në hartimin dhe interpretimin e legjislacionit;
  • Ai ose ajo duhet tw jetw i qertifikun Prokurim Publik
  • Ai ose ajo duhet të ketë njohuri të mira në lidhje me legjislacionin në fuqi dhe
  • Ai ose ajo duhet të jetë në gjendje të punojë nën trysni, të ketë etikë të lartë të punës dhe shkallë të lartë integriteti.
  • Ai ose ajo duhet të jetë i gatshëm ose e gatshme të punojë jashtë orarit
  • Të jetë banor i përhershëm i Kosovës.
  • Posedimi i patentë shoferi është i dëshirueshëm.
  • Njohja e punës me kompjuter Ëorld-i, Excell-i , interneti, përpunimi i tekstit dhe përgatitja e raporteve buxhetore e prezantimeve janë të domosdoshme.
  • Kërkohet njohuri e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe /ose e gjuhës serbe, ndërsa njohja e gjuhës angleze është përparësi.

 

Zbatimi i parimeve të punës:

Ligji nr. 03/L- 149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës vlen me këtë rast ndërsa do të ofrohen edhe parimet specifike të punës.

Kohëzgjatja e emërimit:

Data e mbylljes së konkursit:

Paraqitja e kërkesave: 11.09.2013-26.09.2013

Formulari për konkurrim mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Agjencia Kundër Korrupsionit në Prishtinë (rruga"Nazim Gafurri" nr. 31). Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me letër motivimin dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvoja e punës dhe dy referenca. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuara me të dhënat e kërkuara, si dhe me te dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.

" Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohen në Nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 mbi shërbimin civil të Republikës së Kosovës"

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuara mund të refuzohen.

Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Në rast të ndonjë pyetje mundë të kontaktoni zyrën e personelit në numrin e telefonit

038 518 942 ose 10 715

Klikoni ketu per te shkarkuar aplikacionin