Strategjia e punes se AKK-se mbeshtetet ne tre shtylla kryesore te cilat ndihmojne realizimin e detyrave dhe pergjegjesive qe rrjedhin nga Ligji kunder Korrupsionit si dhe ne arritjen e:
Zbatimit të ligjit ku përfshihet përcjellja e informatave për korrupsion në Prokurorinë Publike të Kosovës si dhe hartimi i ligjeve te reja per plotësimin e kornizes ligjore ne kete fushe;
Parandalimit ose eliminimit të shkaqeve të korrupsionit permes kryerjes se deklarimit te pasurisë se zyrtareve te larte, parandalimit te konfliktit te interesave dhe regjistrimit te dhuratave ne organet qendrore; dhe
Edukimit të administratës publike dhe qytetarëve mbi kornizën ligjore dhe mekanizmat aktuale anti-korrupsion, si dhe ngritjen profesionale të stafit.