Departamenti i Administrates
Departamenti i Administratës përbehet prej dy divizioneve : Departamenti i Administratës përbehet prej dy divizioneve : divizionin e shërbimeve te përgjithshme dhe divizionin e burimeve njerëzore dhe përkthimit. Departamenti i Administratës punën e tij e përqendron në kryerjen e shërbimeve administrative që lidhen me buxhetin, financat, menaxhimin e burimeve njerëzore, logjistiken,teknologjinë e informimit , shërbimet e përkthimet dhe punë tjera administrative.
Departamenti i Administratës kryen këto aktivitete:
- Përgatitjen dhe planifikimin e buxhetit, sipas kategorive ekonomike për vitin në vijim (BDMS);
- Përgatitjen dhe dorëzimin e pasqyrave financiare të vitit paraprak;
- Përgatitja e PIP-it, për projektet kapitale;
- Planin e rrjedhës së parasë;
- Koordinimin e punëve me Departamentin e Buxhetit dhe Departamentit te Thesarit;
- Shërbimet teknike: mirëmbajtja dhe servisimi i rregullt i automjeteve, gjeneratorit, pajisjeve të IT, objektit dhe punë tjera;
- Përgatitjen dhe procedimin e rregullt të pagesave të të gjitha shpenzimeve të AKK-së;
- Shërbimet administrative si: protokollimin dhe dorëzimin e të gjitha shkresave zyrtare;
- Ruajtjen e dosjeve personale për secilin nga të punësuarit me të gjitha dokumentet që posedojnë duke filluar nga aplikacioni e deri te certifikatat e trajnimit;
- Përgatitja dhe selektimi i personelit për trajnime si brenda ashtu edhe jashtë vendit;
- Përkthimin e materialeve të ndryshme në gjuhet angleze dhe serbe etj;