Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

53 - Agjencia | AKK

Agjencia

Udhëheqesia


Z. Shaip Havolli Drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit

Z. Shaip Havolli është emëruar Drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsion, nga Kuvendi i Republikës se Kosovës në seancën plenare të 16 Qershorit 2016 me mandat pesë vjeçar, në bazë të vendimit nr.05V-311.

Është i specializuar ne fushën e Hetimit dhe Parandalimit të Krimeve Ekonomike, Korrupsionit, Pastrimit të Parave, në Luftimin dhe Parandalimin e Financimit të Terrorizmit, në Hetimin e Krimeve Transnacionle , Tatimeve, Prokurimit, dhe në fushën Pronësisë Intelektuale.

Gjatë karrierës së tij Z. Havolli ka dhënë një kontribut të çmuar në hartimin e shumë ligjeve, draft ligjeve, dhe dokumenteve të rëndësishme strategjike për zhvillimin e politikave, në fushën e zbatimit të ligjit. Në këtë drejtim ka qenë pjesëmarrës në shumë aktivitete vendore e ndërkombëtarë duke dhënë kontribut në harmonizimin e kuadrit ligjor dhe dokumenteve strategjike vendore me standardet më të larta ndërkombëtare.

Z. Havolli, ka qenë pjesë e proceseve të ndryshme për sa i përket plotësimit të normave juridike (fusha e zbatimit të Ligjit), për përmbushjen e kritereve për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit mes BE-së dhe Republikës së Kosovës. Një rol të rëndësishëm, në këtë drejtim ka luajtur edhe në zbatimin e rekomandimeve të BE-së për sa i përket plotësimit të kritereve për Liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Z. Havolli ka përfunduar studimet Master në fushën e Menaxhimit, ndërsa Fakultetin në drejtimin, - Administrim të Biznesit dhe Marketingut. Po ashtu, ka përfunduar edhe Shkollën e Lartë Teknike në Universitetin e Prishtinës, drejtimi i Energjetikës.