''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

76 - Agjencia | AKK

Agjencia

Departamenti i Hetimeve


Departamenti i Hetimeve

Agjencia kundër Korrupsionit është e përbërë nga tri departamente:

Departamenti i Hetimeve është i përbërë nga dy divizione (Divizioni i Hetimeve dhe Divizioni i Legjislacionit dhe Edukimit).

Departamenti i Hetimeve ka si aktivitet parësor zhvillimin e procedurave të zbulimit dhe hetimit paraprak të rasteve të dyshimit për veprime korruptive dhe përcjelljen e këtyre rasteve në prokuroritë publike kompetente për procedim penal të mëtutjeshëm, monitorimin e zbatimit të Strategjisë dhe Planit të Veprimit kundë Korrupsionit,harmonizimin e legjislacionit kundër korrupsonit me instrumentet ndërkombëtare, edukimin e publikut kundër korrupsionit etj.

Departamenti i Hetimeve aktivitetin e tij e ka fokusuar në tre rrafshe kryesore të cilat janë konsideruar si më prioritare:

Në rrafshin e hetimit të rasteve të korrupsionit
Në rrafshin e legjislacionit; dhe
Në rrafshin e hartimit dhe Zbatimit të Strategjisë dhe Planit të Veprimit kundër Korrupsionit.

Përgjegjësitë e Departamentit të Hetimeve:
  • zhvillon procedurat e zbulimit dhe hetimit paraprak për rastet e dyshuara të korrupsionit;
  • bene mbledhjen e informacionit të nevojshëm për hetime paraprake të korrupsionit dhe përgatitjen e propozim – vendimit për fillimin e hetimeve administrative apo propozimin për mbylljen e rastit të caktuar;
  • bashkëpunon me prokurorite publike kompetente dhe me te gjitha institucionet tjera për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit;
  • përgatit raportin për përfundimin e hetimit paraprak të korrupsionit si dhe rekomandimet për hapat e mëtutjeshëm për aprovim nga ana e Drejtorit;
  • merr pjesë në hartimin dhe procesin e monitorimit te zbatimit të Strategjisë dhe Planit të veprimit kunder korrupsionit;
  • organizon trajnime per administratën publike dhe me publikun për rritjen e ndërgjegjësimit në përpjekje për të parandaluar dhe luftuar fenomenet korruptive;
  • përgatit raporte të ndryshme për punën e Departamentit;
  • ofron këshilla ligjore për Drejtorin e Agjencise dhe departamentet e tjera;
  • përfaqëson Agjencine në marrëdhënie me institucionet tjera;
  • përgatit propozimet dhe plotësimet per ndryshimet e legjislacionit kosovar nga pikëpamje e luftës kundër korrupsionit.