''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1673 - Agjencia | AKK

Agjencia

Zyra për Mbështetje Profesionale dhe Bashkëpunim


                                            Neni 33

                                     

Struktura organizative e Zyrës për Mbështetje Profesionale dhe

Bashkëpunim

                                           Neni 16

1. Zyra për Mbështetje Profesionale dhe Bashkëpunim ka këtë përbërje:

1.1. Udhëheqësi i Zyrës;

1.2. Këshilltar Ligjor, një (1) pozitë;

1.3. Zyrtar i Lartë për Arkiv, një (1) pozitë;

1.4. Administrator i Sistemit të Teknologjisë Informative, një (1)

pozitë.

                                          Neni 17

Udhëheqësi i Zyrës Mbështetje Profesionale dhe Bashkëpunim

1. Titulli i Nenit 34 të Rregullores bazike fshihet dhe zëvendësohet me tekstin konform Nenit 15

të kësaj Rregulloreje.

2. Paragrafit 1 i Nenit 34 të Rregullores bazike fshihet dhe zëvendësohet me tekstin si në vijim:

1. Udhëheqësi i Zyrës për Mbështetje Profesionale dhe

Bashkëpunim i raporton Drejtorit të Agjencisë.

2. Detyrat dhe Përgjegjësitë e Udhëheqësit të Zyrës për Mbështetje

Profesionale dhe Bashkëpunim janë si në vijim:

2.1. Udhëheqë dhe organizon punën e zyrës;

2.2. Mbikëqyrë punën e zyrtarëve të zyrës;

2.3. Përkujdeset për përfshirjen e informacioneve relevante në faqen

zyrtare elektronike të Agjencisë;

2.4. Përgatit raport statistikor sa i përket kërkesave për qasje në

dokumente publike në Agjenci sipas kërkesave të institucioneve

tjera publike.

2.5. Bashkëpunon me njësitë tjera organizative të Agjencisë dhe

siguron mbështetje juridike dhe profesionale për nevojat e Agjencisë;

2.6. Siguron funksionimin e Sistemit të Teknologjisë Informative;

2.7. Siguron funksionimin e arkivit të Agjencisë;

2.8. Udhëheqësi i zyrës autorizon me shkrim njërin nga vartësit e tij të

drejtpërdrejtë për ta zëvendësuar në rast të mungesës së tij të

përkohshme.

2.9. Kryen detyra të tjera zyrtare sipas kërkesës së Drejtorit të

Agjencisë.