Korrupsioni mbaron me ndihmën tuaj...

0800 10 800

Thirrjet janë pa pagesë, konfidenciale dhe të besueshme!

RAPORTO TANI:

1294 - Mundesi Punesimi Sp | AKK

Agjencia

01 November 2011

Drejtor i departamentit të Hetimeve


Agjencia Kundër Korrupsionit:

Kërkon të punësoj në Departamentin e Hetimeve

Titulli i vendit të punës:

Drejtor i departamentit të Hetimeve

Kategoria funksionale dhe grada e vendit të punës:

10

Numrit të referencës së vendit të punës:

MKK-013

Detyrat dhe përgjegjësit:

Nën mbikëqyrjen dhe përgjegjësinë e Drejtorit të Agjencisë:

  • Udhëheq dhe mbikëqyr punën e Shefave të divizioneve, mbikëqyr punën e zyrtarëve dhe stafit tjetër mbështetës në këtë departament me qëllim të ushtrimit me efektivitet të plotë të përgjegjësive që i caktohen me Ligjin nr. 03/L-159 për Agjencia Kundër Korrupsionit si dhe me ligjet e tjera në fuqi,
  • Shërben si Këshilltar i Drejtorit të Agjencisë në çështjet e hetimeve paraprake të korrupsionit, çështjet ligjore dhe të politikave në fushën e luftimit dhe të parandalimit të korrupsionit,
  • Bashkëpunon me Prokurorinë dhe me të gjitha institucionet e tjera për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit,
  • Ndërmerr veprimet e nevojshme në funksion të efikasitetit dhe zhvillimit të departamentit,
  • Kryen edhe punë të tjera të cilat i caktohen nga Drejtori në kuadër të mandatit të tij.

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:

Pranimi në shërbimin civil në pozicionet e karrierës është i hapur për të gjithë kandidatët e AKK-së

Procedurat e konkurrimit:

Procedura është e brendshme vetëm për nëpunës civil ekzistues.

Shkollimi, aftësia, përvoja dhe atributet tjera që kërkohen:

  • Kandidati duhet të jetë jurist i diplomuar;
  • Tri (3) vite përvojë pune profesionale, preferohet përvoja në hartimin dhe interpretimin e legjislacionit;
  • Ai ose ajo duhet të ketë njohuri të mira në lidhje me legjislacionin në fuqi dhe
  • Ai ose ajo duhet të jetë në gjendje të punojë nën trysni, të ketë etikë të lartë të punës dhe shkallë të lartë integriteti.
  • Ai ose ajo duhet të jetë i gatshëm ose e gatshme të punojë jashtë orarit
  • Të jetë banor i përhershëm i Kosovës.
  • Posedimi i patentë shoferi është i dëshirueshëm.
  • Njohja e punës me kompjuter Ëorld-i, Excell-i , interneti, përpunimi i tekstit dhe përgatitja e raporteve buxhetore e prezantimeve janë të domosdoshme.
  • Kërkohet njohuri e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe /ose e gjuhës serbe, ndërsa njohja e gjuhës angleze është përparësi.

Zbatimi i parimeve të punës:

Ligji nr. 03/L- 149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës vlen me këtë rast ndërsa do të ofrohen edhe parimet specifike të punës.

Kohëzgjatja e emërimit:

Data e mbylljes së konkursit: 02.11.2011-16.11.2011

Paraqitja e kërkesave:

Formulari për konkurrim mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Agjencia Kundër Korrupsionit në Prishtinë (rruga”Nazim Gafurri” nr. 31). Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me letër motivimin dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvoja e punës dhe dy referenca. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuara me të dhënat e kërkuara, si dhe me te dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.

"Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohen në Nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 mbi shërbimin civil të Republikës së Kosovës".

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuara mund të refuzohen.

Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Në rast të ndonjë pyetje mundë të kontaktoni zyrën e personelit në numrin e telefonit 
038 518 942 ose 10 715