''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

59925 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


13 December 2022

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ( APK) shpërblehet për performancën më të mirë në zbatimin dhe promovimin e dy gjuhëve zyrtare në Kosovë.

Zyra e Komisionerit për Gjuhët (ZKGJ), ZKGJ KPJ OLC Kosovonë bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Misioni në Kosovë (OSBE), organizoi edicionin e katërt të ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve për praktikat më të mira në zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, ku me çmime iu ndanë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Presidencës së Kosovës dhe Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit (ASHI).

Me këtë rast Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, z. Yll Buleshkaj tha se me rastin e marrjes së detyrës ka vendos në prioritet zbatimin e legjislacionit, ndërsa, respektimi i gjuhëve zyrtare në Kosovë është obligim për të gjitha institucionet.

Përzgjedhja e fituesve të çmimeve është bërë duke u bazuar në gjetjet nga monitorimi i rregullt për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, të zhvilluar nga ZKGJ-ja, rifreskimi i ueb faqeve në të dy gjuhët, si dhe komunikimi me gazetarë në të dy gjuhët ( ftesat, njoftimet, komunikimet, deklaratat etj.)

Për rëndësinë e zbatimit të gjuhëve zyrtare në Kosovë, folën Slaviša Mladenović, Komisioner për Gjuhët, Zyra e Komisionerit për Gjuhët/Zyra e Kryeministrit, Ambasadori Michael Davenport, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe Ambasadori Thomas Kolly, Ambasador i Zvicrrës në Kosovë.

Kthehu tek lajmet tjera