''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

994 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


27 January 2012

Kryetari i Komunës së Gjilanit është në konflikt interesi

Prishtinë 27 janar 2012 - Agjencia kundër Korrupsionit i dërgojë kërkesë Gjykatës për Kundërvajtëje në Gjilan që të fillojë procedurat kundërvajtëse ndaj kryetarit të Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa, për shkak se ndodhet në konflikt të intresit. Përkundër këresave të Agjencisë që ti shmanget këtij konflikti ai nuk ka demonstruar gatishmëri që të respektojë Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit. 

Me datën 15.07.2011 z. Mustafa i është bërë shkresa e parë njoftuese me të cilën Agjencia ka njoftuar atë se ka filluar hetimin lidhur me dyshimin e bazuar për situatën Konflikt Interesi në Ushtrimin e Funksionit Publik.

Pas kësaj shkrese Zyrtari i Lartë është paraqitur në Agjenci dhe në takim me zyrtarët e Agjencisë ka ballafaquar faktet. 
Përmes provave zyrtare të marra nga ARBK-ja, Agjencia ka zbuluar se Zyrtari i Lartë, Qemail Mustafa është një prej pronarëve të biznesit privat “Frutta Viva“ Sh.p.k., ndërsa në situatë Konflikt interesi me funksionin e tij publik si Kryetar Komune e sjell funksioni i tij si person i vetëm i autorizuar i biznesit të përmendur.


Agjencia ka këshilluar disa herë z Mustafa për mënyrën se si duhet parandaluar situatën e konfliktit të interesit në të cilën ai ndodhej. Por, edhe përkundër afatit të dhënë ligjor nga Agjencia , Zyrtari i Lartë nuk ka ndërmarr asnjë veprim që të parandaloj këtë situatë, prandaj me datën 17.11.2011, i është bërë shkresa e dytë me të cilën nga ai është kërkuar që brenda afatit të dhënë ligjor të ndryshoi këtë gjendje.


Edhe pas këtij afati z. Mustafa nuk është përgjigjur me asnjë veprim të bërë për të ndryshuar situatën me konflikt interesi, në ushtrimin e funksionit të tij publik.


Neni 16 paragrafi 1 i këtij ligji thotë se: - Zyrtari i lartë publik nuk mund të jetë menaxhues ose anëtar i organeve menaxhuese në organizata fitimprurëse dhe jo fitimprurëse, përjashtuar subjektet politike si dhe rastet kur një funksion i tillë i dedikohet për shkak te funksionit. 

Prandaj si rezultat i mos gatishmërisë së z. Mustafa për të heq dorë nga konflikti i interesit në të cilin ndodhet Agjencia kërkojë nga Gjyakata që konform ligjit të marr masat e neojëshme për këtë rast. 

Agjencia kundër korrupsionit është e vendosur që me përkushtimin më të madhë të realizojë misionin e saj si zbatuese e disa ligjeve në të cilin hynë edhe Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit.

Shkarko vendimin si PDF

Kthehu tek lajmet tjera