''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

976 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


16 June 2011

Më shumë se 95 përqind e zyrtarëve të lartë publikë e kanë deklaruar pasurinë

PRISHTINË, 16 QERSHOR 2011 - Më shumë se 95 përqind e zyrtarëve të lartë publikë e kanë deklaruar pasurinë e tyre tek Agjencia kundër Korrupsionit, mbrenda afatit kohorë, të cilin e përcakton Ligji për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave.

Sipas këtij ligji numri I zyrtarëve të lartë public të cilët kanë pasur për obligim ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre tek Agjencia kundër Korrupsionit ka qenë 1830. Nga ky numër i tërsishëm obligimin ligjor e kanë përmbushur 1746 ose 95.40%. (shkarko tabelën unike)

Numri I atyre që nuk e kanë deklaruar pasurinë është 84 zyrtarë apo 4.60%, (shkarko listën si dokument), ndërsa 26 zyrtarë të tjerë e kanë deklaruar pasurinë e tyre por që në fakt formulari nuk është I plotësuar konform ligjit dhe standardeve dhe kritereve të cilat i ka përcaktuar AKK-ja. (shkarko listën si dokument)

Ndryshe, bazuar në nenin 16 të ligjit në fjalë AKK-ja ështe e obliguar që të inicioj procedurë kundërvajtëse për të gjithë (84) zyrtarët të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë.

Ndërsa sa I përketë zyrtarëve të cilët nuk e kanë plotësuar formularin konform ligjit, AKK kërkonë nga ta që ta bëjnë një gjë të till brenda afatit 15 ditorë, në të kundërtë është e obliguar që edhe ndaj tyre të inicioj procedurën kundërvajtëse.

Kthehu tek lajmet tjera