''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

910 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


19 March 2009

AKK vendosë poster vetëdijesimi

PRISHTINË 18 MARS 2009 – Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit fillojë sot (e mërkurë) shpërndarjen e 100 posterëve nëpër institucionet e ndryshme publike të Kosovës.


Në fazën e parë posterët do të shpërndahen nëpër objekte të komunave të Kosovës dhe do të vendosen në vendet ku ka frekuentim më të madh të njerëzve, gjegjësisht aty ku merren dokumentacionet e ndryshme.

Posterët e futur në kornizë, përmbajnë thirrje inkurajuese për qytetarët që ti denoncojnë rastet e mundshme korruptive, nëse ata detyrohen të paguajnë ryshfet përveç, shumave të përcaktuara me ligj për shërbime të ndryshme administrative.

Drejtori I Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit z. Hasan Preteni tha se – “Agjencia, e realizon këtë aktivitete pasi besojmë se posterët do të jenë një pasqyrë e mirë për qytetarët. Në këta poaster qytetarët i kanë të gjitha të dhënat se si mund të kontaktojnë Agjencinë nëse zyrtarët e administratës civile i detyrojnë ata të paguajnë ryshfet ose diçka tjetër si shpërblim për kryerjen e ndonjë pune e cila do të duhej të kryhej në bazë të normave ligjore. Teksti ka përmbajtje edukative dhe shpresojmë në vetëdijesimin e publikut se duhet ta denoncojnë çdo rast të dyshuar korruptim”;.

Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit shtojë z. Preteni është e vendosur që të përdorë të gjitha mjetet legale për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. –“ Me një fjalë edhe këta poster janë një mjetë i kësaj lufte”;, përfundojë z Preteni .

Posterët e parë janë vendosur sot në objektet e komunave të Mitrovicës, Skenderajt Vushtrrisë, Kastriotit dhe Drenasit. Në ditët ne vijim posterët do të shpërndahen edhe nëpër komunat tjera të Kosovës sikurse edhe në disa Ministri dhe në institucionet e pavarura.

Ky projekt i Agjencisë është përkrahur financiarisht nga Projekti Iniciativa Kosovare për Transparencë e UNDP-së. 

Kthehu tek lajmet tjera