''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

908 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


27 February 2009

Deklaratë për shtyp

PRISHTINË, 27 SHKURT 2009 - Agjencioni Kosovar Kundër Korrupsionit dëshiron të qartësojë publikun me qëndrimin e vetë përkitazi me mos miratimin e Strategjisë Kundër Korrupsionit nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Me ligjin Kundër Korrupsionit përgjegjësia për përpilimin e strategjisë kundër korrupsionit i takon Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Si rrjedhojë e kësaj dhe duke marr parasysh nevojën që ka Kosova për të pasur një strategji kundër korrupsion si dhe rekomandimet që janë dhënë në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian se Kosovës i duhet urgjentisht një dokument i tillë, AKK me një përkushtim të madh iu qasë procesit të përpilimit të këtij dokumenti sikurse edhe planit të veprimit kundër korrupsion.

Procesi për përpilimin e strategjisë kundër korrupsionit ka qenë i hapur dhe në finalizimin e tij kanë marr pjesë saktë 21 institucione të Kosovës si dhe eksperti i Këshillit të Evropës çka nënkupton se i dhanë relevancën dhe legjitimitetin e plotë si një dokument kombëtar kundër korrupsionit. Duke ju referuar Ligjit Kundër Korrupsionit AKK-ja këtë projekt strategji të përfunduar e dorëzojë në fillim të shtatorit të vitit 2008 në Qeverinë e Kosovës e cila e procedojë në Kuvend në fillim të këtij viti. Tri komisionet funksionale të Kuvendit i dhanë dritën jeshile këtij dokumenti që të vihet për miratim në Kuvend.

Mirëpo, në seancën e djeshme ( e enjte 26 shkurt 2009) shumica e deputetëve të Kuvendit votuan kundër miratimit të këtij dokumenti. Agjencioni Kosovar Kundër Korrupsionit e respekton këtë vendimin të deputetëve të Kuvendit.

Përpilimi i strategjisë kundër korrupsionit është vetëm njëri nga detyrat e shumta kundër korrupsionit që ka Agjencioni. Fakti që shoqëria e Kosovës ka nevojë për një ambient të dinjitetshëm dhe të pa korruptuar, AKK e deklaron edhe një herë fuqishëm përkushtimin e vetë të plotë në luftimin e këtij fenomeni që po mundohet të gërryen shpirtin e shoqërisë së Kosovës. Po ashtu edhe përkushtimin në ri-shikimin e dokumentit të Strategjisë, dhe në përfundimin e planit të veprimit i cili është në proces të hartimit.

AKK inkurajon qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët që nga fillimi ishin aleati kryesor i luftës sonë kudër korrupsionit që të vazhdojnë me besnikëri bashkëpunimin me ne në mënyrë që korrupsionit si fenomen prezent në Kosovë ti prehet rruga.


---------------------------------------------------------------------------------------------------- 
Adresa: Rruga “Bajram Kelmendi”;, Nr.31, Prishtinë

Tel:038/248 563, email [email protected] -www.akk-ks.org 

Thirrjet pa pagesë: 044 082 82

Kthehu tek lajmet tjera