''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

59941 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


05 May 2023

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit publikon regjistrat e deklarimit të pasurisë të subjekteve deklaruese për deklarimin e rregullt për vitin 2022

Prishtinë, 5 maj 2023, Pas përfundimit të periudhës së deklarimit të rregullt të pasurisë për vitin 2022 i realizuar përmes platformës elektronike gjatë muajt mars të vitit 2023, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit i publikon regjistrat e deklarimit të pasurisë të subjekteve deklaruese.

Subjektet deklaruese, jo më vonë se tridhjetë (30) ditë pas publikimit të këtyre regjistrave, mund të bëjnë kërkesë në Agjenci për plotësimet apo korrigjimet e nevojshme të deklarimit të dorëzuar brenda afatit ligjor, nëse kanë bërë lëshime apo gabime pa dashje.

Udhëzimet se si bëhet kërkesa do të ju  dërgohen individualisht secilit subjekt të deklarimit të deklarimit të pasurisë.

Këtë vit Agjencia ka finalizuar dhe vënë në funksion platformën për deklarimin elektronik të pasurisë e cila ka ofruan mundësi për subjektet deklarues ta raportojnë pasurinë në mënyrë elektronike (on-line), pa kontakt fizik,  përmes sistemit të Agjencisë për deklarim – DMSA.

Subjektet deklaruese dhe publiku mund të ketë qasje në regjistrat për vitin 2022 përmes linkut Deklarimi i Pasurisë 2023.

Kthehu tek lajmet tjera