''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

54799 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


20 May 2022

Drejtori i AKK-së, Yll Buleshkaj priti në takim, një grup studentësh të të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina“

Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj priti në takim, një grup studentësh të të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina“, para të cilëve prezantoi fushëveprimin e AKK-së në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.

Gjatë takimit me studentët, Drejtori i AKK-së Yll Buleshkaj, foli për rolin e AKK-së në transparencën dhe llogaridhënien e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, trajtimin e rasteve për parandalimin e konfliktit të interesit, procesin e hetimeve administrative nga AKK dhe mbrojtjen e sinjalizuesve.

Drejtori i AKK-së, Yll Buleshkaj i inkurajoi studentet që në kuadër të angazhimeve praktike në institucione, të aplikojnë për punë praktike në Agjencinë kundër Korrupsionit në kudër të projketit SAEK III, të mbështetur nga UNDP, për ofrimin e ndihmës me pesë praktikantë, që do ta ndihmojnë AKK-në një periudhë gjashtëmuajshe në procesin e publikimit të regjistrave të pasurisë dhe fushat tjera të fushëveprimit të AKK-së.

Kthehu tek lajmet tjera