''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

54793 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


27 April 2022

Agjencia Kundër Korrupsion shqyrton raportet ndërkombëtare për Kosovën për vitin 2021

Drejtori i AKK-së, Yll Buleshkaj ‘’Raportet e publikuara nga institucionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Unionit Evropian dhe organizatave me renome dhe ekspertize ndërkombëtare në fushën e anti-korrupsionit dhe transparencës, shërbejnë si udhërrëfyes për orientimin e AKK në zbatimin e mandatit të vet ligjor’’

Pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Thesarit në dhjetor të vitit 2021, Raportit për Kosovën mbi Praktikat e të Drejtave të Njeriut të hartuar nga Zyra për të Drejta të Njeriut dhe Punës e Departamentit të Shtetit,  si dhe raportit të Freedom House për Kosovën, Agjencia Kundër Korrupsion (AKK), shqyrtoj segmentet e këtyre raporteve për aspektet të cilat lidhen me fushevepritarinë e AKK-së.

Bazuar në mandatin e saj ligjor, AKK ka shqyrtuar nëse ndonjëri nga individët e listuar si pjesë e krimit të organizuar ndërkombëtar me bazë në Kosovë të  theksuar në raportin e Departamentit Amerikan të Thesarit, është apo ka qenë zyrtarë i lartë në Kosovë në mënyrë që të inicioj verifikime sipas ligjit. 

Përderisa Raporti për Kosovën mbi Praktikat e të Drejtave të Njeriut vë në dukje mandatin e  Agjencisë Kundër Korrupsion për të luftuar korrupsionin dhe rritjen e transparencës së nivelit të larte të sektorit publik, i njëjti raport konfirmon edhe shqetësimet që i ka pasur AKK ndër vite për mos ndëshkim të zyrtarëve që kanë bërë shkelje të ligjit.

Raporti i Freedom House për Kosovën, po ashtu, ka vënë në theks shqetësimet e AKK-së për nevojën e koordinimit më të mire të institucioneve me mandat luftimin e korrupsionit në Kosovë.

Drejtori i AKK-së, Yll Buleshkaj, theksoj që ‘’Raportet e publikuara nga institucionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Unionit Evropian dhe organizatave me renome dhe ekspertize ndërkombëtare në fushën e anti-korrupsionit dhe transparencës, shërbejnë si udhërrëfyes për orientimin e AKK në zbatimin e mandatit të vet ligjor.’’

Kthehu tek lajmet tjera