Prishtinë, 31 mars 2020 –
Agjencia Kundër Korrupsionit, në mbështetje të Nenin 12 të Ligjit Nr. 03/L-159 për Agjencinë Kundër Korrupsion, sot më datën 31 mars 2020 ka dorëzuar Raporti Vjetor të Punës për vitin 2019 në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pranë Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.
Aktivitetet në të cilat është përqendruar ky raport janë si në vijim:
Raporti Vjetor i Punës mbulon periudhën 1 janar deri 31 dhjetor 2019. Agjencia Kundër Korrupsionit mbetet e përkushtuar në realizimin e mandatit dhe kompetencave të saj konform kornizës ligjore në fuqi në fushat që lidhen me hetimin dhe parandalimin e korrupsionit, përmes procesit të deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, deklarimit dhe regjistrimit të dhuratave të zyrtarëve publik, parandalimit të rasteve të konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, monitorimit të aktiviteteve të prokurimit publik, hetimin dhe zbulimin e rasteve me natyrë të korrupsionit, mbrojtjen e sinjalizuesve, përpjekjet për parandalimin e fenomenit të korrupsionit si dhe vetëdijesimin e publikut në hapat progresiv drejt krijimit të një shoqërie ku sundon rendi dhe ligji.
Raporti Vjetor i Punës së Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2019 mund të gjendet në Gjuhën Shqipe, Serbe dhe Angleze si më poshtë.
Raporti Vjetor i Punës së AKK 2019 – Shqip
Raporti Vjetor i Punës së AKK 2019 – Serbisht
Raporti Vjetor i Punës së AKK 2019 – English
Për shkak të gjendjes së krijuar me COVID – 19, nuk janë ftuar mediat, sidoqoftë, AKK mirëpret pyetjet në emailin zyrtar: [email protected]