''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

1002 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


01 March 2012

AKK ngre padi për shpifësit

Prishtinë 01 mars 2012 - Agjencia kundër Korrupsionit deponojë sot në gjykatën komunale të Prishtinës padinë ndaj Lorik Bajramit, Artan Demhasajt përfaqësues të Organizatës jo Qeveritare “ÇOHU” dhe Besnik Boletini nga Qendra e Kosovës për Gazetari Hulumtuese, pasi që të njëjtit më 16.02.2012 në Prishtinë përmes një konference për media përhapën një mori të pa vërtetash dhe insinuatash me qëllim të dëmtimit të imazhit dhe autoritetit të këtij institucioni dhe drejtorit të saj.

Mënyra se si të pandehurit e kanë akuzuar Agjencinë dhe drejtorin e saj sipas natyrës së tyre dhe rrethanave nën të cilat janë publikuar kanë dëmtuar rëndë autoritetin e personit dhe reputacionin e institucionit të cilit i janë adresuar. Publikimi i këtyre të dhënave të rrejshme me karakter fyes është bërë me dashje pasi që të pandehurit kanë qenë të vetëdijshëm se atë që po e përhapin apo nxjerrin në opinion është e pavërtetë dhe se dëmton nderin dhe prestigjin e personit dhe institucionit të cilit i janë adresuar. 

Për më tej të pandehurit kanë paralajmëruar paraprakisht se për të dhënat e tyre do të përgatisin dhe ushtrojnë kallëzim penal kundër udhëheqësit të AKK-së dhe të njëjtat do ti publikojnë në momentin më të pafavorshëm për AKK-në, kështu që akuzat me fyerje dhe shpifje u bënë vetëm një ditë pas konstituimit të Këshillit Kombëtar Kundër Korrrupsionit nga Presidentja e vendit. 

Agjencia kundër Korrupsionit gjithmonë ka qenë dhe do të jetë bashkëpunuese në aktivitetet e shoqërisë civile dhe inkurajon gazetarin hulumtuese, por fuqishëm beson në legjislacionin në fuqi i cili parasheh se për funksionimin e organizatave joqeveritare, gazetarinë hulumtuese dhe format tjera të informimit, personat që punojnë për to janë të obliguar që gjatë ushtrimit të veprimtarisë se tyre t'iu përmbahen parimeve të profesionalizmit, etikës dhe të veprojnë në frymën e respektimit të së vërtetës dhe të drejtave njerëzore. - Ashtu që nxjerrja dhe publikimi i informatës të jetë e vërtete, të mos behet publikimi duke nxjerr, përhapur e pohuar insinuata dhe të pavërteta me karakter fyes me qëllim të dëmtimit të imazhit siç ka ndodhur në këtë rast.


Agjencia përmes kësaj padie nuk parashtron kërkesën pasurore juridike për kompensimin e dëmit jomaterial të pësuar si pasojë e veprimeve dhe përgjegjësisë penale të të pandehurve, por qëllimi është nxjerrja në dritë e të vërtetës.

Kjo padi është bërë në mbështetje të nenit 54 dhe nenit 465 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, pasi që AKK konsideron se personat e pandehur kanë shkaktuar vepër penale Fyerje nga neni 187 paragrafi 1 i Kodit Penal të Kosovës dhe vepër penale Shpifje nga neni 188 par l të KPK-së.

Kthehu tek lajmet tjera