Prishtinë 23 Janar- Një grup prej 13 studetëve nga Universitetit i Vendedikut të cilët po qëndrojnë në Kosovë në kuadër të një vizite studimore vizituan Agjencinë Kundër Korrupsionit .
Gjatë kësaj vizite studentët u pritën nga Blerim Kelmendi Drejtor i Departamentit të Hetimeve dhe Afrim Atashi Drejtor i Departamentit të Parandalimit të cilët studentëve ua prezantuan misionin dhe detyrat e Agjencisë.
Gjatë këtij takimi i cili zgjati më shumë se dy orë studentet shfaqën interesim lidhur me punën e përditshme të AKK-së, rastet e trajtuara, numrin e tyre, edukimin dhe vetëdijesimin e publikut, si dhe misionin e AKK-se ne tërësi.
Kjo vizitë është e katërta me radhë që për çdo vitë akademik studentët e Venedikut vizitojnë Agjencinë kundër Korrupsionit.