''KJO FAQE ËSHTË E ARKIVUAR DHE NUK AZHURNOHET MË. FAQJA E RE ZYRTARE E AGJENCISË PËR PANADALIMIN E KORRUPSIONIT ËSHTË www.apk-rks.net.
JU LUTEMI KLIKONI KËTU PËR TË VIZTUAR FAQEN E RE.

990 - Lajmi_i_plote | AKK

Lajmet

Lajmet


18 January 2012

AKK mbyll dy raste të dyshimit për konflikt interesi

Prishtinë 18 janar 2012 - Agjencia kundër Korrupsioni ka mbyllur dy raste të dyshimit për konflikt të interesit ndaj dy zyrtarëve të lartë publik të Kosovës, Blerim Kuçi kryetar i Komunës së Suharekës dhe Fitim Shala anëtar i Bordit të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës.


Për sa i përketë rastit të z.Kuçi kjo është dëshmuar nga informacionet zyrtare që Agjencia ka marr nga Agjencia për Regjistrimin e Bisneseve në Kosovë. Prandaj në bazë të këtyre informacioneve ushtrimi i funksionit të kryetarit të Komunës dhe pronësia në biznesin privat nuk paraqesin konflikt interesi. Kjo duke u bazuar në Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interest në Ushtrimin e Funksionit Publik.


Ndërkaq për sa i përket rastit të z Fitim Shala Agjencia ka marr vendim që të mbyll rastin e tij për konflikt të mundshëm interesi pasi që ai më datën 13.12 3011 ka sjell dokumentin zyrtar nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë që dëshmonë shuarjen e bisnesit privat të tij “Ekspertiza Favan” 

Në vazhdim në formën PDF janë vendimet e Agjencisë për këta dy zyrtar publik.

Vendimi për rastin e z Blerim Kuçi Kryetar i Komunës së Suharekës 

Shkarko dokumentin si pdf 

Vendimi për rastin e z Fitim Shala Anëtar i Bordit të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës 
Shkarko dokumentin si pdf

Kthehu tek lajmet tjera