Organizuar nga Iniciativa Rajonale kundër korrupsionit (RAI) dhe në bashkëpunim me Komisionin për Parandalimin e Korrupsionit në Maqedoninë, prej 04.07. deri 05.07.2011 në Ohër të Maqedonisë do të mbahet Konferenca Rajonale me temën: “Mekanizmat dhe Instrumentet Ligjore në nivel Kombëtar dhe Ndërkombëtar në Luftën Kundër Korrupsionit”. Në këtë Konferencë do të marrin pjesë edhe 2 Zyrtarë të Agjencisë kundër Korrupsionit.